Kur je plotesisht e ndershme, parimore, me karakter dhe moral, ne pozicionin si njeri dhe profesioniste, nuk ke frike ta thuash te verteten te plote, ate qe shpesh opinionberesit e gatuajne sipas interesit, per çfare ka ndodhur prej kohesh realisht dhe po ndodh aktualisht ne median shqiptare.
Publiku i interesuar ngre shqetesimin per shtypjen e lirise ne media.
Gjithmone ka patur nje shtypje te lirise, qe ka ardhur duke u perkeqesuar nga nje despotizem i skajshem.
Po pse ndodh kjo?
A mos valle vete “media” si instrument i formes se komunikimit nuk i intereson e drejta e lirise se shprehjes, lirise se mendimit per te hulumtuar dhe dhene informacione transparente, objektive, pa nderhyrjen e autoriteteve te pushtetit?
E verteta eshte aq evidente, sado qe opinionberesit i deformojne, apo i anashkalojne perceptimet mbi kete fakt.
E verteta eshte se #Pushteti bashkepunon me #Median, historikisht.
Pikerisht me kete mision erdhi ndertimi si instrument biznesi i rrjetit mediatik shqiptar.
#Pushteti & #Media jane bere per njeri-tjetrin, per te mbajtur njeri – tjetrin.
Kush i kane mediat?
Klientet e bizneseve, qe promovojne pushtetet ne kembim te privilegjeve dhe perfitimeve publike.
Nese mediat do te ishin fitimprurese te pavarura, ato do te ishin edhe luajale ne misionin e tyre per nje shoqeri demokratike, ku liria e mendimit dhe e fjales eshte e rendesishme per respektimin e te drejtave te njeriut.
Si te tilla, ato do t’i rezistonin çdo shantazhi te autoriteteve te pushtetit.
Por realisht #mediat #jane #ne #rol #biznesi #me #pushtetet.
Prej ketej buron gjithe e keqja, qe ka “kenetezuar” gazetarine e mirefillte te vlerave dhe po mbyt lirine e fjales.
Kjo eshte e verteta. Pike.
Komentet