Mënyra jote për të më dashur
Është të më lësh mua të të dua.
Po me të cilën ti braktisesh
Është heshtja. Puthjet e tua
Janë të mi afrosh buzët e tua
Që unë të t’i puth.
Kurrë fjalët a përqafimet
Nuk do më thonë se ekzistoje
Dhe më ke dashur: kurrë.
Ma thonë atë fletët e bardha,
hartat, telefonat, parandjenjat,
ti – jo.
E jam i përqafuar me ty
Pa të kërkuar asgjë, nga droja
Se mos nuk është e vërtetë
Që ti jeton dhe më do.
E jam i përqafuar me ty
Pa të shikuar e pa të prekur.
Nuk duhet kurrë ta zbulosh
Me pyetje, me ledhatime,
Atë vetmi të pafund
Me të dashtë vetëm unë.
Komentet