E humbëm dhe këtë ndajnatë,
Askush s’na pa në perëndim të diellit
të zënë dorë për dorë.
Nga dritarja tani unë shoh
perëndimin- bluja e qiellit e skuqur si furrë.
Më pas, si një monedhë
Dielli ndizet mbi duart e mia.
Po ku më ishe ti në atë çast?
Me ç’njerëz? Dhe ç’fjalë thoshe?
Nuk e di përse: dashuria më buçet atë çast
Kur përkrah meje shtrohet trishtimi
Dhe ty s’të kam pranë.
Më bie libri nga dora, çdo mbrëmje
një libër marr në dorë.
Poshtë këmbëve të mia struket mushamaja
si një qen i plagosur.
Dhe ti më largohesh gjithmonë e më tepër
Atje ku muzgu të bën të dukesh statujë
Komentet