Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi , se fundi ka dëklaruar se Serbia, nuk do të bëhët pengesë e inkuadrimit të Kosovës në organizma ndërkombëtar, dhe as Serbia nuk ka mundësi më penguar ate që të bëhët pjesë e NATO-s.
Ne do te bëjëm përpjeke që të sigurojmë qetësi afatgjate në rajon.Këto janë rrenat më të reja të Vuqiqit, së Serbia kurrë nuk e ka mbajtë fjalën dhe nuk i ka respektuar 33 marrveshjët e deritashme.
Ai e deshiron para së gjitash formimin e Asociacionit të komunave serbe, jo të formës jo qeveritare por duke u bazuar në parimet e nënshkruara të vitit 2015. Duket së Vuqiqi është duke u bazuar në vendosmërinë e BE-së, por edhe në disa deklarime të fundit të Eskobarit lidhur më këtë tëmë, së Asociaciacioni duhët sipas tij të ndodhë.Krejt kjo zhurullti politike në Serbi , së a duhet pranuar plani i paqës franco-gjerman , po bëhët për ta zbatuar në jetë marrveshjët e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Edhe paralajmërimi i tij për dorëheqje e ka të njejtë kauzë, së gjoja pas tij, do të kemi dikend edhe më të zorshem për bisedime.Këto janë demagogjitë e vjetra dhe te reja serbe.Kosova pa marrë parasysh presionet të cilat po i bëhën dhe ato shumë të padrejta, nuk guxon të lëshon pe, kur vjene në pyetje mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit .Në njerën anë pranohet pavarësia , kurse në anën tjetër kërkohet diqka që është diametralisht e kunderta, siq është formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive.Disa pika të planit të cilat kan rrjedhe në opinonin publik, nuk janë duket test final.
Sipas disa mendimeve nese teksti mbetet siq është, atëherë nuk është e sigurt inkuadrimi i Kosovës në OKB. Këtu do të dalin pengesë pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk e kan pranuar pavarësinë e Kosovës. Sipas disave edhe nese Serbia pranon inkuadrim në OKB të Kosovës, nuk do të jetë shumë e vlefshme kjo, së paraprakisht Kosova duhet të siguron vendin në UNICEF.Kjo edhe mund te jetë strategji e planit franco-gjerman.Vuqiqi ka thënë së nuk do të pranon që Kosova të bëhët pjesë e OKB-së siq figuron në njeren nga pikat e planit.Të shohim qfarë do të jenë zhvillimet politike ditëve në vazhdim.