I dashur ngjyrosës Edi!
Të gjithë u bëmë keq kur morëm vesh që Koços ju hoq mandati.
Unë personalisht u bëra akoma më keq kur mora vesh se ishte mërzitur keq dhe Florjana Koka, ndërsa Dritan Lelit i i plasën ujërat nga tronditja e thellë psikologjike kur mësoi lajmin.
Heqja e mandatit të Koços së bashku me largimin e Platinisë nga UEFA janë parashikuar nga kolegu i Nostradamusit, z.Sazan Guri.
Këto dy ngjarje së bashku me këngën e re të Kallashit me Xhesika Ndojin janë shenja për fundin e botës.
I gjithë opinioni publik i shokuar pyeste veten dhe më pas njëri-tjetrin për të gjetur një përgjigje për arsyet pse Koços ju hoq mandati.
Kjo engimë me pak fjalë renditet direkt pas enigmës së trekëndshit të Bermudës. Në diskutim tashmë po vihet fakti nëse deputeti i ri do të arrijë të jetë vëllai yt po aq sa ç’ishte dhe Koço.
Nëse deputeti i ri nuk mund ta zëvendësojë vëllanë tënd, atëherë kush mund ta zëvendësojë atë?
A do jetë i gatshëm Taulant Balla të bëhet për ty edhe goc tezeje edhe vëlla?
Koçoja është ndër të vetmit që ka kontribuar jashtë mase në Shqipëri për natyrën, as Eljan Tanini nuk ka mbjellë aq pemë sa ka mbjellë Koçua kanabis.
Keq më vjen dhe për Platini katranin, të cilin e akuzojnë se ka vjedhur apo se ka hedhur dronin, a thua se droni na qenka bombë atomike.
Imagjino sikur të tillë njerëz me këtë shkallë ndershmërie si këta të dy të iknin çdo ditë, njerëzimin do ta merrte përroi i Lashavicës në të tre degëzimiet e tij .
Kjo tronditje e madhe që po i bëhet këtij kombi pas vuajtjesh të vazhdueshme, për të cilat ka folur gjatë edhe Spartak Ngjela, nuk është aspak e drejtë.
Vetëm Bledi Çuçi është në gjendje ta llogarisë ekzaktësisht se sa dekada të tjera do i duhen Shqipërisë për ta marrë veten nga kjo goditje kaq e rëndë.
Nga Ditmir Bushati presim të na e thotë në dëftore se sa dhe si është tronditur mbarë opinioni ndërkombëtar por dhe Opinioni i Fevzos.
Kjo ishte një ditë ku goditjet erdhën nga dy drejtime i dashur ngjyrosës Edi.
Mezi po i mbaj lotët në këto minutat shtesë të letrës pz pz
Rafishatisht i juaji, Ilir Shulku.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa : [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet