LONDËR – E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të zbulojë të vërtetën mbi vrasjen e tij dhe të sigurojë se drejtësia do të shkojë në vend.
Në një fjalim në eventin memorial në Londër, Hatice Cengiz tha se “Trump nuk guxon të trasojë rrugën e mbulimit të vrasjes të të fejuarit tim”.
Gjatë adresimit emocional, ajo tha se është shumë falënderuese për solidaritetin që kanë shfaqur njerëzit anembanë botës.
“Megjithatë, unë jam e zhgënjyer nga veprimet e lidershipit në shumë shtete, në veçanti atij në SHBA”, tha Cengiz.
Cengiz ishte pjesëmarrëse e eventit të organizuar nga organizata për monitorimin e shtypit jo-fitimprurës, “Middle East Monitor” (Monitorimi i Lindjes së Mesme) dhe forumi Al Sharq, ku u përkujtua figura e Khashoggit.
“Tani jam në Londër, por nga këtu u bëj thirrje të gjithë burrave dhe grave në botë, ju lutem luftoni për drejtësi”, tha ajo, për të shtuar se i fejuari i saj kishte besim të plotë se do të arrijë liria dhe demokracia në botën arabe.
“Të kërkojmë drejtësinë për Jamalin dhe të luftojmë për idealet e tij”, tha Cengiz.
Eventi i titulluar “Kujtojmë Jamal” u shoqërua edhe me fjalime të drejtorit të Middle East Monitor, Daud Abdullah, deputetit Konservator, Crispin Blunt, dhe disa gazetarë të shquar.
Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.
Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor pohuan se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.
Hetimi mbi vrasjen edhe më tej është në vazhdim, ndërsa hetuesit synojnë gjetjen e mbetjeve mortore të Kashoggit dhe vërtetimin e përgjegjësve për vrasjen. aa
Komentet