Do ta shëtis veten nëpër ëndrra
Një ditë do të jem e dukshme
Tjetrën nuk do më shihni
Shpesh do të eci nëpër qiell
Do t’i hapi krahët ndër ujë
Kur të thonë është e pamundshme
Unë me buzëqeshje hëne
Yllin e natës do ta përpi
E di jetës ja dhurova jetën dy herë
Ajo mua më dhuroj imagjinatë
Të qëndisur me xixëllonjat e natës
E paloj zemrën në shuplakë të dorës
Nëna tokë ta shtrydhë për veti.
-Per VOAL.Ch, nga NY, Korrik 2017-
Shume bukur zonja Katrina.
Urimet me te mira poete.
Bukur kjo poezi me qendisje kozmike, ku përfshihen skajet e jetes! E ne fund mbetet toka, nena e dashur!
Bukur kjo poezi me qendisje kozmike, ku përfshihen skajet e jetes! E ne fund mbetet toka, nena e dashur!