E desha një vatër me Diell, si Dielli
Frymë Perëndie që s’e le të shuhet,
Flakë që rritën në qiell prej shkëndijash,
Duar-zemra pleksur, trazuar si urët.
Një vatër fjale shqipe të magjishme,
Një vatër urtësie prej Rilindasish,
Një vatër besëlidhje gjaku, vëllazërimi,
Ideali kombëtar- yll i zjarrtë që ndrit.
Një vatër korifejsh-maj’ e lavdisë,
Një Nol, një Fishtë, një Konicë, një Kadare,
Një vatër –tempull i mirësisë, shënjtërisë,
Një Nënë Terezë-gjith mrekullia mbi dhe.
Një vatër gjith rrethore Dibre, Çamërie, Kosove,
Sofër përplot shtruar në gosti natyre,
Vargmale, lumenj, detra, liqene përrallore,
Katër stinë-tablo pikture të përkryer.
E desha një vatër ku të mos ndjehem vetëm
Rrezet t’i nis me shpejtësinë e dritës,
Një vatër-flakadan-një shekulli termetesh
Si “Vatra”- shqipja jonë e Amerikës
Avniu ishte nje artist i vertete.
Yjet nuk vdes in kurre!