Fustani prej lëkurës së tigrit, i cili më tepër ngjante në pancir ose parzmore, se sa në veshje femre (gruajej), vazhdimisht sikur i tundej trupit, duke ia kruar dhe gudulisur lëkurën. Sandalet e thurura me gjithfarë ngjyrash dhe gurësh të çmuar me plot elegancë, sikur thenin gurët e kalldremit të qytetit në rrugën e shtruar veç nga dora e Zotit. Aromat e luleve dhe qiparisëve në gufitje,sikur e mbushnin me dëshirë dhe bajuari të pafshehur flladin e mbrëmjes së qytetit të minatorëve. Asaj i duheshin disa minuta të vinte në zyrën e saj ne qendren e qytetit, per te shkruar ose raportuar per gazeten renomative shqiptare “Bota Sot” si dhe mediumet tjera.. Ishte kohe lufte…!
Në anën tjetër të rrugës toka i vinte e pjerrët dhe preja nga aty dikund pari dukej një si kodë e vogël e mbuluar me tym dhe pluhur metalik.
Ajo kishte vendosur të ndërronte fustanin si parzmore, prej lëkurës së tigrit me pantollona të qepur me stofra lufte që po ndodhte në atdheun dhe vendlindjen e saj. Ishte e vendosur deri në betejën e fundit. “O vdekje, o liri!”, thoshte.
E rinuar me cohë të luftës, ajo vazhdonte të ecte pandalur deri ne fitore. . Edhe sandalet e saj të pëlqyera i vazhdonin hapat bashke me femren ose guruan e bukur shqiptare.. Rruga per ne shtepi, vazhdimisht i vinte e përpjetë. Në anën e djathtë dallonte një tufë lulesh të shtrira përtokë që mezi prinin t´i celnin sytë ne kohë lufte. Hapësira jetësore, gjeografike dhe historike rreth saj, sikur rriteshin ose zgjeroheshin vazhdimisht me ritmin dhe taktin e luftes clirimtare . E përqafuar nga rrezet e diellit qe i shkëlqenin në uniformën dhe kapelën e saj kuq e zi, ajo vazhdonte rrugen…
Në qytet sikur nuk flinte askush. E derdhur ose shtrirë mbi krevat, përtej trupit të saj valë, vazhdimisht i sikur i këputej “qiparisi i shpirtit”…Kishte kaluar muaj, javë dhe net tëra pa dritë, ose pa hënë. Si papritur u kujtua së kishte harruar në dollap çantën me ngjyrë lufte., e cila tashmë brenda mbante diellin hënën atdhetare ose vendlindore. Kjo mbase, edhe e arsyetonte mungesën e saj të kohëpaskohshme në faqet e gazetave shqiptare në kohë lufte…Perderisa dielli i rrintei gjithnjë i pranishëm në sytë e saj gacë.
Aty ishin edhe kujtimet e mbyllura në çantë. Lakmonte uniformen kuq e zi për t´u zgjuar dhe fjetur me të në kohë lufte. Ngjante në Pirate si Teuta e llirisë, e cila thuhet se i çoi ose mbylli në dollap, sklleverit e saj.
Ajo vazhdonte të shihte dhe navigonte kujdesshëm kudo përreth saj se ku ishin tretur ose përpirë e mira dhe fati i saj.
Në kërkimiet ose gjurmimet e saj me sytë e ditënetëve të luftës, i dallonte hiroglifët, dokumentët dhe mbishkrimet e njohura nga dora e fortë e Teutes që po qëndronin aty që nga koha e luftërave iliro-romake. Në to sikur thuhej: Këtu përzihen ujërat e njelmëta me ujerat e embëlta dhet´ kristalta.
I pëlqinte rruga e kthimit dhe mali i mbjellur me drunj ahu, bungu dhe qiparisi.
Të menduarit se liria ishte afër e joshte të ecte me vrap të madh kah drita, duke menduar se e kishte hënën në vend të dritave ose qirinjëve. Prerazi kishte vendosur të kthehej bashke me lirinë qe e mbante te “burgosur”ne çantën e saj ngjyrë gjaku që e kishte mbyllur në dollap. “Do e hapi sapo të vijë (vjen) liria e shumepritur atdhetare ose vendlindore! Do I nxjerrë diellin dhe hënën nga aty dhe do flejë e qetë natën e parë të lirisë me aromë gjaku..duke ecur dhe vazhduar rrugën ´via ignatia” e cila çon kah Venediku, Roma, Vjena, Zagrebi, Berlini, Parisi, Londra dhe Uashingtoni”, i thoshte (fliste) shpesh vetes. Çante përpara me hapa sorkadheje ose skiftereje si Teuta- rrugën për në dhomën e saj ku ishte dollapi i mbyllur me çantën e kujtimeve nga lufta…. I zbardhte dhe dritësonte akoma me shumë kujtimet dhe shënimet e saj mbi luftën clirimtare dhe heroike te UÇK-së….
Nuk vonoj shume dhe ajo kishte kapërcyer prangat, grilat ose zinxhirët e fundit të robërisë dhe tiranisë serbe, duke u futur në një kohë dhe botë tjetër ku zhbironin dhe frekuentonin dekoruese e ledhatuese rrezet e diellit. Ishte një ditë e re, ag (agim) i ri…. Rrezet e diellit po ledhatonin altarin që rrinte në këndin (cepin) e mbuluar me perde te errëta në anën e djathtë të sallonit ( dhomes) së pritjes. Në altar, flinte ose pushonte një lutje, tash e sa kohë! Ishte dëshira për jetë dhe liri.
Frika nga vdekja kishte mbetur e fjetur bashk me kohën e egër te robërisë dhe tiranisë serbe e cila nuk ishte me aty.
Ajo vazhdonte hapat e saj prej sorkadheje (shqiponjeje)-j drejt majave te gazetarise shqiptare. Mbi i njërin krahë i mbante Zeusin dhe Aresin, ndërsa mbi krahun tjetër- Erosin dhe Prometheun.
Ngjante në zogjë e shqiponjave me pamjen e ashpër. Thuhet se krahët e shqiponjave shpeshherë pucen dhe bëhen bashk me njeri tjetrin, duke krijuar kështu një vëllazëri të gdhendur, skalitur dhe stolisur në shkrimet ose kolumnat e zgjedhura gazeteske ose publicistike.
Fuste mendjen, artin dhe dorën e stolisur me unaza dhe bylynzyk që i shkonin gjer te bërrylat e saj ne kompjutor ose makinen e shkrimit…Me nguti kapte çantën e saj ngjyrë gjaku, e cila mezi e njihte zonjen e vet pas luftës. Ato duar të praruara, ajo mendje brilante dhe ata gishtërinjë të stolisur, sikur e shndrruan atë, në ikonë, apo princeshë të shekullit ose epokës moderne te gazetarise kosovare. Çanta e saj nuk bëri zë. Ishte e lodhur nga pesha e luftës dhe llahtarit të plojes serbe që po i mbante brenda saj., e cila sikur shte e hidhëruar paksa në zonjën e saj, e cila e kishte harruar të mbyllur me robërinë e ngujuar brenda saj.
Mbi supet e zhveshura nga vapa, i ranë ca pika vese që kullonin nga mëngjesi i lindur mbi shtratin e madh. Sakaq, u drodh dhe u kujtua se duhej liruar diellin dhe hënën e mbyllur (ngujuar) në “çantën e kujtimëve” të luftës. Ndërkohë që thonë se i kujtohen shpesh uniforma kuq e zi dhe ditënetët e gjata me aromën e pyllit dhe qiparisëve të bollshme atje.