E bujshme! Në Turqi i dalin në mbrojtje Skënderbeut dhe sulmojnë UEFA-n për vendimin më të fundit ndaj klubit shqiptar. Gazeta e madhe turke “Milliyet” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar në numrin e saj të së premtes vendimit që UEFA mori ndaj klubit korçar, duke e dënuar me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë.
“Milliyet” dyshon se ky dënim ndaj klubit shqiptar mund të jetë kërcënim për të gjithë. Sipas të përditshmes turke, zor se mund të ndodhte si Skënderbeu nëse nën akuzë do të ishte Sportingu i Lisbonës. Si për ironi të fatit, një prej ndeshje të dyshuara si të trukuara është edhe ajo e tri viteve më parë në grupet e Ligës së Europës, ku korçarët u mposhtën me rezultatin 5-1 nga Sportingu në Lisbonë.
QËNDRIMI
“A është dënimi historik i dhënë për klubin shqiptar, Skënderbeu, një kërcënim për të gjithë?”. Ky ishte titulli i “MilJORGIS MEMO liyet”, për të vijuar në brendësi me qëndrimin. “Trukimet në futboll nuk do të përfundojnë kurrë. Në fund të fundit, futbolli nuk është vetëm një lojë. Është një industri e madhe ku investohen miliarda. Sot (e premte, 30 mars), tifozët janë tronditur. Çfarë ndodhi? Nuk është shaka.
Klubi shqiptar, Skënderbeu, u përjashtua me 10 vite nga Europa. Nga viti 2010 deri në 2016, ka fituar gjashtë herë titullin kampion në Shqipëri, por më pas u dënua jo vetëm nga UEFA, por edhe nga Federata vendëse. Por, dje UEFA i dha një ndëshkim historik një ekipi, emri i të cilit nuk është i njohur. Në Shqipëri ndiejnë keqardhje, ndërsa në Europë një dënim i tillë mund të përkthehet si mesazh për të tjerët.
Po, po. Politika e UEFA-s kërkon të thotë se duke dënuar të ‘voglin’, në rastin konkret Skënderbeu, mund të tremben edhe të ‘mëdhenjtë’. Nëse kjo do t’i ndodhte një klubi si Sporting Lisbonë, zor se do të bëhej shembull si Skënderbeu? Natyrisht, drejtësia duhet të gjejë vendin e saj te cilido qoftë ekip, i madh i vogël, pasi në fund të fundit të gjitha sjelljet e paligjshme nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.
Ne nuk kemi dëgjuar kurrë më parë për një dënim kaq të madh. A duhet të tremben tani në Europë pas këtij dënimi? Mbetet për t’u parë…”, shkruhej ndër të tjera në artikullin kushtuar vendimit për klubin Skënderbeu.
MEDIAT
Dënimi i korçarëve ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, duke filluar nga mbrëmja e së enjtes, kur dhe për herë të parë u publikua lajmi. Nga prestigjiozet “AS” dhe “Marca” dhe deri te mediat italiane, angleze, gjermane, turke, serbe, franceze, portugeze etj., komentuan gjerësisht atë që kishte ndodhur.
Thuajse të gjitha ishin në unison për faktin se kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një klub të dënohej kaq gjatë. Precedenti i kaluar ishte vetëm klubi maqedonas, Pobeda, me 8 vjet. “Dënim ekzemplar për klubin shqiptar nga UEFA”, shkruhej të premten në kryeartikullin e rrjetit britanik, “Fox Sports”.
JORGIS MEMO
Komentet