13 JANAR 2015:
Veseli: Hera e fundit që flas për vrasjet politike
– Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli gjatë seancës së sotme, ka deklaruar se sot është hera e fundit që do të flas rreth vrasjeve të pasluftës në foltoren e Kuvendit.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Doruntina Maloku iu ka drejtuar kryekuvendarit Veseli rreth vrasjeve politike duke thënë se ato janë kryer nga SHIK-u, organizatë kriminale që në kohën e pasluftës ka tronditur popullin.
“Dhe, siç thatë ju, po abuzohet me foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë arsye sipas jush duhet ndjerë keqardhje për familjet e viktimave. Z.Veseli jeni ju që duhet të jepini përgjegjësi për organizatën tuaj kriminale SHIK e cila i ka terrorizuar popullin e Kosovës që nga përfundimi i luftës, është SHIK-u ai që e ka kapur sistemin e drejtësisë sepse familjet e kundërshtarëve politik të vrarë në atentate për të cilat mbi SHIK-un dyshimet i ka hedhur edhe NATO-ja, janë ende në kërkim të të vërteteës, ata enden që e 16 vjetë poshtë e lart zyrave të prokurorëve vendës dhe të huaj në kërkim të drejtësisë dhe mos u shtirni se ndjeni keqardhje për familjarët e tyre sepse po ta kishit atë ndjesi nuk do të uleshit në atë kolltuk duke e ditur se për çka dyshohet dhe ngarkohet SHIK-u, organizatë e të cilën e keni drejtuar ju. Siç thot filozofi Gjerman, mirë që mund të gënjeni me fjalë por petku që bart gënjeshtra e thotë të vërtetën . Bëni mirë që të mos i përmendni më vrasjet e baballarëve tanë përveç se në gjyq, ne jemi këtu përfaqësues të popullit dhe do ti shprehim shqetësimet tona sa herë që duam, për shkak të imperativit që drejtësia të adresohet dhe për shkak të nevojës që nga ndërgjegjja e kësaj shoqërie të hiqet një herë e përgjithmonë barra e vrasjeve politike”, tha Maloku.
“Ti, Kadri Veseli duhet të japësh përgjegjësi për organizatën tuaj kriminale ShIK e cila ka bërë vrasje të shqiptarëve. Dhe duhet të japësh përgjigje aq më shuamë pasi tash nga ShIK ke zënë vendin e kryeparlamentarit”, ka thënë Maloku.
Në pyetjen e deputetët së LDK-së, Doruntinë Maloku rreth vrasjeve të pasluftës, respektivisht vrasjen e babait të saj, ENVER MALOKU , i pari i Kuvendit iu përgjigj duke thënë se SHIK-u nuk ka të bëjë me këtë akt.
“Pasi jam në foltoren e kuvendit nuk dëshirojë ta keq përdorë. Me keqardhjen më të madhe them se kjo do të jetë hera e fundit që do të përgjigjem ndaj këtyre çështjeve, për arsye se kemi adresime institucionale. Ajo që dëshirojë të theksojë është se në Kosovë kanë vra serbët gjatë luftës. Në momentin kur babai juaj është vrarë nuk ka ekzistuar SHIK-u, fare, me vjen keq ka ekzistuar vetëm UCK-ja. Por sido që të jetë edhe një herë është i njëjti adresim, në qoftë se dëshironi të keni qetësi paqe, nëse dëshironi që autorët e çdo rasti i cili ka ndodhur të shkojë para drejtësisë është mirë të ndalet manipulimi me emra të organizimeve apo organizatave. Sido që të jetë ajo që është kryesore, duhet të folet në organet e drejtësisë për arsye se pa fol organet e drejtësisë ne mund të bashkëbisedojmë me keqardhjen e madhe por sido që të jetë nuk do të vimë deri te e vërteta”, deklaroj ai.
“Do të jetë hera e fundit që do të përgjigjem ndaj këtyre çështjeve. Në Kosovë ata që kanë vra janë serbët. Gjatë luftës në momentin që babai juaj është vrarë nuk ka ekzistuar SHIK-u, më vjen keq. Duhet të folet në organet e drejtësisë”, ka deklaraur ai.
Doruntina Maloku: Veq desha t’ua përkujtoj rastin e Nazim Bllaces dhe zotin Saliu që e keni përball jush.
Kadri Veseli: Pikërisht, ka me ardh shumë shpejt koha kur krejt Kosova ka me e marr vesh kush ka qenë dhe Nazim Bllaca edhe bashkëpunëtorët e tij, por ajo që dua të them unë nuk do të merrem më me atë cështje le të flet drejtësia, le të flet shteti i Kosovës, edhe le të fletë edhe Gjykata Speciale të cilën shumë shpejt do ta kemi këtu dhe për të cilën unë do të jem ai i cili do të votoj i pari flm shumë…
Mustafa: Me marrëveshjen do të shuhen të gjitha gjykatat paralele
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa raportoi të enjten në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë lidhur me çështjen e drejtësisë. Ai tha se të gjitha zgjidhjet janë arritur në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Ai tha para deputetëve se dialogu në Bruksel është vazhdimësi e dialogut, në harmoni me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa sipas tij, për marrëveshjen e drejtësisë është zhvilluar dialog për një periudhë të gjatë kohore.
Mustafa, tha me këtë marrëveshja ka fituar drejtësia dhe nuk ka palë humbëse ose fituese. Sipas tij, e rëndësishme është arritja e marrëveshjeve, por më e rëndësishme është zbatimi i tyre.
Ai tha se në fazat vijuese do të bisedohet për demarkacion, dëmshpërblimet e luftës, çështjen e të pagjeturve etj.
Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje është një e arritur pasi siguron sistemin unik të drejtësisë. Ai ka thënë se për herë të parë ligjet e Kosovës do të aplikohen në tërë vendin.
Me këtë marrëveshje u tha se është ruajtur sistemi unikë, aplikueshmëria e ligjeve në tërë Kosovën, është ruajt emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mos ndryshimi i ligjeve, si dhe është mundësuar mbyllja e strukturave paralele në gjyqësi
Gjatë raportimit, Mustafa ka dhënë informacione rreth pikave të marrëveshjeve.
Faton Topalli pyet kryeministrin Mustafa dhe ministrin Hyseni
“Sa është numri i qytetarëve të larguar nga Kosova, meqë mediat po thonë se kohët e fundit kanë paralajmëruar edhe largimin e mjekëve dhe kuadrove tjerë”, pyet Topalli.
Mirëpo ai nuk ka marr përgjigje.
Faton Topalli: Sa është numri i fëmijëve të shkollave që janë larguar nga shkollat e Kosovës?
Arsim Bajrami: Me keq ardhje duhet të them se karremi ka përfshi edhe sektorin e arsimit. Spas shifrave gjatë nëntorit dhe dhjetorit 1300 nxënës dhe tani 5300 nxënës janë larguar nga Kosova nga nëntori e deri më tash. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjen në sektorin e arsimit që askush të mos largohet.
FatonTopalli: Po student?
Arsim Bajrami: Do tua prezantoj edhe student meqë si kam shënimet sot.
Berisha: E çuditshme, Muja i dyshuar për korrupsion i ligjëron prokurorëve
Deputeti nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha tha të enjten në Kuvend se është e çuditshme se si njeriu i akuzuar për korrupsion, Ramadan Muja ka të drejtë dhe i mundësohet t’iu ligjërojë prokurorëve.
Ai tha se është paradoksale që njerëzit që dyshohen për korrupsion inkurajohen, ndërsa pikërisht njerëzit që duhet inkurajuar, iu vihen barriera dhe dekurajohen.
Berisha kështu i ka dalë në mbrojtje zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i suspenduar nga kjo ministri për bërjen publike të disa detajeve rreth prodhimit të pasaportave.
“Shteti vetëm kështu nuk bëhet. Jemi dëshmuar se nuk jemi për shtet. Dëshmi është edhe vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, ku Kosova prezantohet pa simbole shtetërore”, tha Berisha.
Haradinaj: Shumë gabime në verifikimin e veteranëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se janë bërë shumë gabime në verifikimin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pari i AAK-së gjatë seancës së sotme të Kuvendit, u shpreh po ashtu se në këto lista ka pas fryrje me arsye të caktuara.
“Unë kam informata se janë bërë shumë lëshime dhe gabime në këtë drejtim. Ndërsa ajo që kemi parë së fundmi një fryrjet e numrit dhe më pas seleksionim të bazë ta partive”, ka thënë ai.
Haradinaj më të tej u shpreh se Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve është produkt i qeverisë së Hashim Thaçit.
“Komisioni është produkt i Qeverisë Thaçi. I ngarkuari (Faik Fazliu) është po ashtu prej Qeverisë Thaçi.
Ymeri: Pse nuk po emërtohet kryeshefi i ndërmarrjesë publike Pastrimi?
Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ngriti si shqetësinm uzurpimin, siç tha ai të ndërmarrjes publike Pastrimi, nga tashmë kryeshefi i shkakruar Feim Saliu.
“Eshtë bërë tashmë një muaj që kur bordi i ndërmarrjesë publike Pastrimi në Komunën e Prishtinës e ka shkarkuar Feim Salihun nga pozita e kryeshefit të saj, dhe ai ende vazhdon të qëndrojë dhunëshëm në këtë post. Që prej se është shkarkaur Feim Salihu ka rritur numrin e punëtorëve të sigurimit, nën drejtimin e djalit të tij të axhes Besnik Salihut, duke e krijuar kështu armatëne tij private për ta mbajtur vendin e uzurpiar të punës. E ai i kërcënon punëtorët që të mos epranojnë vendimin e bordit. Ai vazhdon të nënshkruaj kontraa në emer të ndërmarrjes sikur të kishte qen kjo një pronë privbate e tij”, tha Ymeri.
Çeku: Ka edhe 30 ditë kohë për të kërkuar statusin e veteranit
Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, Agim Çeku, ka thënë se ende s’janë finale listat e publikuara për veteranët e UÇK’së.
Ai ka thënë se deri më 20 shkurt do të publikohen listat finale.
Çeku ka thënë se aplikacionet janë të ruajtur për të gjithë veteranët.
“I ftoj të gjithë veteranët të ankohen ne Komisionin e Apelit. Pas ankesave publikohet lista finale. Gjykata është shkalla e fundit për të gjithë ata që nuk janë të kënaqur t’i drejtohen Gjykatës”, ka thënë Çeku, në Kuvendin e Kosovës.
Ky zyrtar i Shtetit ka thënë se janë 30 ditë ankese për të kundërshtuar apo kërkuar statusin e veteranit.
“Nuk i përjashtojmë gabimet. Është listë fillestare. Ftoj gjithë me gjakftohtësi t’i ofrojmë argumentet. Do t’i trajtojmë të gjitha ankesat”, ka shtuar ai.
Mustafa sot para deputetëve
Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku pritet që para deputetëve të raportojë kryeministri Isa Mustafa.
Ai do të raportojë për marrëveshjen për çështjen e drejtësisë e nënshkruar me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq të martën në Bruksel.
Sipas kësaj marrëveshje pjesa dërmuese e rasteve në Gjykatën Themelore ndahen nga një gjyqtar në përputhje me ligjet e Kosovës, sipas të cilës kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, do të jetë serb i Kosovës nga Veriu i Kosovës, ndërsa Kryeprokurori në Zyrën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të jetë shqiptar.
Sipas marrëveshjes, Gjykata Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet: Nga divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë i cili do të përbëhet nga 5 serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptar.
Ndërsa, departamenti i krimeve të rënda për tërë rajonin e Mitrovicës do të përbëhet nga katër serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë, pjesë të departamentit të përgjithshëm përfshirë rastet kriminale.
Komentet