VOAL – Qeveria italiane dhe njerëzit e saj, në ditën e dyzetëvjetorit të masakrës në Bolonjë, dëshirojnë të mbajnë gjallë kujtimin e fakteve, por mbi të gjitha të dhmbshurisë, për të mos harruar 200 të plagosurit dhe 85 personat që, më 2 gusht 1980, panë jetët e tyre të rrënuara.
Në Itali ka shumë dëshmi dhe nisma kushtuar sulmit. “Lost & found 1980-2020. Memorie private dhe kolektive 40 vjet më vonë” është një traditë e artit publik për sulmin e 2 gushtit që përshkon rrugët dhe sheshet me veprat e artistëve të rinj, të gjithë të lindur pas vitit 1980, dhe i cili synon të realizojë një murale në çdo krahinë të Emilia-Romagnas për të “folur me gjeneratat e reja”. Në fakt, tri murale janë inauguruar në Bolonjë, Parma dhe Reggio Emilia përkatësisht nga artistët Collettivo FX, Alessandro Canu dhe PsikoPlanet.
Edhe bota e muzikës në Emiliano do të performojë të Shtunën në një maratonë live për të mos harruar. Në mesin e artistëve të ndryshëm, shquhen muzikanti Luciano Ligabue dhe këngëtarja Cristina d’Avena.
Por çfarë ndodhi atë të shtunë dyzet vjet më parë? Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një valixhe plot TNT shpërtheu në dhomën e pritjes në klasin e dytë në stacionin e Bolonjës. Fuqia e bombës rrëzoi krahun perëndimor të ndërtesës dhe goditi trenin e parë në Adria Express 13534 Ancona-Basel. Sulmi më i madh terrorist në Itali pas Luftës së Dytë Botërore ndodhi atë të Shtunë në Gusht.
Kërkimi i së vërtetës është ende në vazhdim. Tre ekzekutuesit materialë: Valerio Fioravanti, Francesca Mambro dhe Luigi Ciavardini, ish militantët e Forcave të Armatosura Revolucionare (Nar), u dënuan përfundimisht.
Pas dyzet vjetësh nga masakra, prokurori i përgjithshëm i Bolonjës zbuloi se nxitësit ishin katër masonë: Liçio Gelli dhe krahu i tij i djathtë Umberto Ortolani, ekzekutivi i lartë i Ministrisë së Brendshme Federico Umberto D’Amato dhe gazetari dhe ish-senatori i MSI Mario Tedeschi . Të gjithë të vdekur. Të katër ishin pjesë e shtëpizës Masonike P2, e cila më pas u shpall nga Komisioni Parlamentar një organizatë e vërtetë kriminale.
Një katastrofë që pas dyzet vitesh mbahet mend edhe në Ticino. Këngëtari Martin Avena, me emrin Martix, ishte vetëm një fëmijë kur i pa ato imazhe në televizion në 2 gusht 1980. Nga pamjet që ai kujton edhe sot: “Ishte zbulimi im në fëmijëri i një bote të papërkryer dhe të dhunshme”, na thotë ai. Singli i tij i ri autobiografik “Le Rose” kujton pikërisht atë moment, pasi sugjerojnë tekstet e këngës: “Dielli që shkëlqente edhe në Bolonjë, më 2 gusht, në ajrin e dëshiruar për vaknca, ora në mur shënonte 10:25 e paraditës. Atëherë një zhurmë e shoi atë diell, duke lënë një të ftohtë që vazhdon, nëse mendoj për ata njerëz pyes veten, “po ku ke qenë?”/rsi/eb
Komentet