Dy veta janë akuzuar për përpjekje për grabitje të makinave të dy futbollistëve të Arsenalit Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dy persona janë akuzuar pas një grabitje në tentativë në Hampstead”, tha policia metropolitane në një deklaratë të martën në mbrëmje.
Ashley Smith dhe Jordan Northover gjithashtu u akuzuan se kërcënuan një person me armë ofensive.
Futbollisti gjerman i Arsenalit me prejardhje turke Ozil dhe shoku i tij boshnjak i skuadrës Kolashinac ishin shënjestër e personave të armatosur në Londër më 25 korrik.
Ata u sulmuan nga motoçiklistë të armatosur me thika që rrethuan makinën e Ozil në veri të Londrës.
Pasi munguan disa ndeshje në fillim të sezonit, Ozil dhe Kolashinac filluan të luanin përsëri për Arsenalin pas incidentit.
Komentet