Voal – Kundër gazetarit të njohur Mentor Kikia ka nisur linçimi vetëm pasi ai ka botuar sy statuse në facebook, të cilat pastaj u botuan edhe në portalet dhe gazetat e Tiranës për mjeken Anika Dokle, vajza e deputetit të PS Namik Dokles, e cila është shumë aktive në rrjet duke kërkuar drejtësi.
Voal po i risjell dy statuset e Mentor Kikisë për Anika Doklen.
Statusi i parë ka datën 18 shtator 2016 me titullin
Të paktën ju që fusni duart në xhepat e pacientëve, mos beni moral
Kam ndjekur këto dy ditë zemërimin e shumë njerëzve kundër mjekëve në maternitetin “Koço Glozheni” për shkak të vdekjes së një një gruaje shtatzënë. Mes atyre të zemëruarve ishte edhe një mjeke e këtij spitali, një grua rrebele dhe kritike agresive e qeverisë, Anika Dokle. E kam vlerësuar për kurajën për të thënë të vërtetën me zë të fortë, shpesh edhe pa edukatë, ashtus siç e meritojnë edhe njerëzit dhe koha në të cilën po jetojmë.
Por më lë një shije shumë të hidhur kur lexoj rebelimin e kësaj mjekeje. Pak ditë më parë një njeriu im i dha 200 mijë lekë (të vjetra) për një operacion të thjeshtë të nënës.
Më pyeti mua për mend: Ti them për para apo jo?
Jo- I thashë. Nuk mund të të marrë para ajo.
Por meqe e ke merak, thuaja sa për procedurë.
Dhe kjo mjekja e bëri procedurën, ia mori paratë edhe duke i numëruar.
Tani ne e dimë se të gjithë bëjnë kështu. Por të paktën ju që fusni duart në xhepat e atyre, që edhe vdesin aty, mos bëni moral.
Statusi i dytë mban datën 19 shtator 2016
Anika Dokle, të paktën hesht! Kur të akuzojnë, nuk je gjithmonë viktimë
Po detyrohem, të repikoj me mjeken Anika Dokle, pas një kritike publike ndaj saj, pas akuzave që ajo bënte ndaj sistemit shëndetësor, me rastin e vdekjes së një gruaje dhe foshnjes së saj në maternitetin ku Dokle punon. Unë e kam vlerësuar Doklen si një zë të fortë kritik, që kritikon jo thjesht korrupsionin qeveritar, por edhe korrupsionin në vendin e saj të punës. Të tillë njerëz i quaj vlerë për shoqërinë. Unë jam dakord me atë çka ajo thotë, por unë i kërkova që të mos bëjë moral për korrupsionin ndër mjekë, pasi është njëra nga ato që fut duart në xhepat e pacientëve. Mendova që Anika këtu do të heshtte, do të ulte kokën e do të belbëzonte: Epo, edhe unë si gjithë të tjerët….
Por në vend të kësaj, Anika më quajti një njeri pa identitet, që po e shantazhoj apo po i vë gjobë. Ndërsa disa syresh shkrues në faqen e saj, kishin shkuar më larg, duke më quajtur një njeri të paguar nga qeveria të sulmoj Anikën, meqë ajo akuzon qeverinë për kurrupsion e mua m’u dhibska qeveria e kështu po i dal për zot!!!!!.
Së pari: E kritikoj qeverinë më shumë se të gjithë shkruesit e opozitës bashkë. Mjafton të lexoni me radhë shkrimet e mija në këtë faqe dhe do të kuptoni se nuk jam i aramatës mbrojtëse te zyrës së shtypit të qeverisë.
Së dyti: Kurrë në jetën time nuk kam kritikuar njeri për çfarë mendon, flet e shkruan, por për çfarë bën keq dhe në dëm të të tjerëve.
Së treti: Me çfarë shkruaj e flas, unë jam shumë herë më i “dëmshëm” për qeverinë së sa Anika dhe adhuruesit e saj.
Së katërti: Për çfarë mund ta shantazhoj unë Anika Doklen, të cilën e njoh vetëm virtualisht? Çfarë ka ajo në dorë që mund të “gjobitet” edhe mediatikisht?
Se pesti: Ti nuk je një opozitare që mund të të sulmojnë për çfarë flet. Ti thjeshtë shan qeverinë(o sa mirë që bën)dhe mediat online të referohen si vajza e Namik Dokles që shan qeverinë e partise ku bën pjesë i ati.
Dhe së fundi, por së pari: Doktoreshë Anika! Ti në datën 18 Mars të këtij viti, ditë e premte, operove një grua të moshuar, rreth 70 vjeç, L.Y, pensioniste, që merr vetëm 100 mijë lekë të vjetra në muaj. I hoqe mitrën! Gjatë 4 ditëve të qëndrimit të saj në spital, ke shkuar vetëm një herë, për ta parë; madje nuk po shkoje as t’i firmosje daljen nga spitali, me gjithë insistimin e familjarëve. Prandaj familjarët e saj u detyruan të të paguanin 200 mijë lekë të vjetra. Ti nuk ua kërkove paratë, kjo është e vërtetë, por soji juaj nuk kërkon, por të lënë njeriun të dergjet në krevat dhe ky është kodi që tregon se ju duhet të paguheni. Mbase 200 mijë lekë mund të jenë pak për ty, por për ata janë shumë.
Tani më mirë hesht, e mos bej heroinën e opozitarizmit. Ta paktën me mua, pasi unë nuk jam zëdhënësi i Ilir Beqjes, të cilin e kam kritikuar më shumë se ti, e madje me fakte, jo me citate. Natyrisht ti nuk je gogoli e as etaloni i korrupsionit ne shendetesi. Por që të bësh Papën, nuk duhet të jesh mëkatar.
Më 21 shtator Sokol Balla e lajmëron Mentor Kikinë se nuk do të jetë më kryeredaktor i edicionit të orës 15:0o tek Top Channel!
Kështu digjen gazetarët në Shqipëri dhe kudo në trevat shqiptare nga politika!
Lexo edhe:
“Tani nuk hesht më, Mentor Kikia”, mjekja Anika Dokle i përgjigjet gazetarit dhe akuzës së tij për korrupsion
Komentet