Edhe sa kohë Republikën e Serbisë dhe Presidentin e saj Aleksandar Vuçiqini do të konsideroni më të afërt se Republikën e Kosovës dhe Kryeministrin e saj Albin Kurti, duke përfshi edhe hapsirat tjera shqiptare.
Kur do të kuptoni që Ballkani i hapur, nuk është ide e neve dhe është kundër interesave të shqiptarëve.
Me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme, nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola SELAKOVIQ dhe homologu i Rusisë, Sergei LAVROV, nënshkrimi është realizuar në margjinat, derisa po mbahej sesioni i 77-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me seli në New York.
Pas këtij nënshkrimi, po dua të besoj se Tirana, Prishtina dhe Shkupi Zyrtar, do të duhej koordinohen ashtu që në Ballkan, ne shqiptarët jemi që do të duhej të marrim inciativa dhe t’ju prijm proceseve me ndihmën e BE-ës dhe SHBA-së.
25.09.2022
Komentet