Qetësia e një nate
Një natë e qetë,
Për shpirtin lodhur.
Vetëm me vargun tim,
e humbur rima
Kohë duhet të gjej,
Shkronjat lodhur,
Vargu i paformë
Një buzëqeshje nga larg,
Shpirtit e ndjej
Zemra ime ritëm ka.
Në syrin e kaltër,
shoh lotin e kthjelltë,
shndrit si kandil,
më jep shpresë,
Për të ardhmen në jetë.
Inspirim vargu,
Për të bukurën dashuri.
Për pëllumbin krahlarmë,
Fluturues në gjithësi
Eja, pëllumb dua të porosit,
Të të nis për rrugëtim
Fushë e male ”fluturim”
Të fala të m’i çosh vendlindjes,
Të më qetosh zemrën e shpirtin tim …
*
E pra, nisu fluturim,
në këtë rrugëtim,
Merr me vete mallin tim,
Shko gjej sytë e shkruar,
t’i ndritësh për ardhmërinë
Porosia e zemrës sime
Vendlindjen të ngrohë… në agimin
Që po rilind…
E pandalshme …
Kur ti,
më përkëdhel mua,
me duket se hapet toka.
Kur ti,
më jep puthjen,
me duket se engjëjt janë në mua.
Kur ti,
kundron në mua,
zemra ime rreh pa pushuar.
Kur ti,
më dashuron mua,
ndjej se bota ka ndaluar.
Kur ti më përket mua,
me duket se fluturoj.
Hap krahët
kërkoj të shkoj,
s’dua më të ëndërroj.
Luaj në lojën e dashurisë
i jep jetë vallja jote ,
m’i shëron plagët.
Më lejo të shpreh atë që mund
ta falë dashurinë merituese
si askush tjetër.
S’më ndalon asgjë
as akulli e të ftohtit,
se zemrën ma ngroh dashuria jote .
Komentet