1.Ti sot je këtu, por nesër më s’do të jesh
Ti sot je këtu, por nesër më s’do të jesh
Po qeshjen tënde dhe qiellin aq blu
Ne prapë, vallë a do të na e lësh?
Na lër diçka këtu,
O, ti që je më e pastër nga ç’është dhe qielli blu.
2.Që të mos e ndiesh ti hijen e trishtimit
Që të mos e ndiesh ti hijen e trishtimit
Që të mos më thuash nesër: Je i lig!
Po ta them vetë: Më lër dhe ik,
Më lër në prehrin e këtij mallkimi.
Se është mallkim të endesh nëpër jetë
Pa cak, pa fund dhe era të lëkund
Se është mallkim të jesh kaq i paqetë…
Komentet