VIDEO VIRALE
Një korb si i Edgar Poe – së
Dergjet i ngordhur,më falni, i vdekur
Përtokë,
Me këmbët mbledhur mbi bark
Dhe kryet futur nën pupla…
Por, shihni !
Një korb i zi ende i gjallë
Nga qielli zbret
Dhe i vjen pranë.
Përmbys kthehet dhe ai
E s’krrokat,
Tek mban një minutë heshtje,
Vdekjen
Duke simuluar
Me kurajë !
Ç’homazh sublim !
Veç ta dish, o korb jetëgjatë
Se, askush nga ne, njerëzit,
Qeniet me intelekt të lartë
Nuk do të guxonte,
Nuk do të denjonte, madje
Të përvetësonte
Ritualin tënd …
2014
TROJANET
Asnjë herë
S’i parashikuan dot
Zjarret e Trojës,
Ndonëse çdo ditë
Ritualisht shihnin
Mes kolonadash
Flokët e flaktë të Helenës…
1976
Komentet