HANTE BISHTIN E TIJ, HANTE
Pa e parë gjarpërin
Ku hante bishtin e tij
Kokë tullace
Në hënën e verdhë
E dergjej sa dergjej
Lugështaja
Parapë gjarpëri e prente udhën
Po kurrëkund kostar
As argat me kmesë
Veç tash ne lisin e vrar nga reja
Rri gjarpëri
As kundë maca e egër
Po kërrshi e di mahinë
E lugu befasinë
As hiç se soste dielli
As s’i hante pallla
Ne i bie lëkura
Ne vetullën e agut
Ha prenë e vet.
Tani dikush mori ftigë
Dikush thonë i ruan pronat
Mbi livadhe as një hulli lavre
As ne ara ,hija e bujkut
Një fishkëllimë na I terron sytë
Veshë shurdhuar janë
Midis dritës e territ , tmerri
Pa pike uji burinmi, veç helmi
KËSAJDE
S’përbiron as miza
As zogu
Shtizatë janë bre nga mola
Hambaret ishin e nuk ishin
Shymtyra i prishte,
Prej zguarëve nxjerrnin
Takravate e qark
Dielli edhe kur soste
Gjarpërit i shtrone gosti
Maca e egër e kërkonte
Se takonte
Nën lajthi
Rritej loza zi
Dje si sot e mot
Kavalli ndryshe thotë
Komentet