Malli im për ty
Malli im per ty,
asht si ajo flutura e bardhe
qe milklon lule m’ lule kujtimi.
Ndalet nder to dhe me krahe
shkund pjalmin e viteve
duke me kthy mua
prapa nder kohe
nder ato kujtime
kur isha me ty.
Turren mbas tyne
me i shtrengu fort dhe me i rroke
Papritmas erresira terron çdo gja
tuj mbyll pa gajle
edhe petalet e kujtimeve
E tuj me lane
kercej ndjesish te trishta
t ‘ me mpihen nder duar
Mbesim t’ pa takum
Ti ne erresire
E une ne anen tjeter
Flutura mes nesh
len pluhunin e bardhe
t’ mallit
qe kurre s’pati fuqine e perralles
me kene I magjishem aq sa
Me te sjelle ty qofte edhe nje here te vetme
Tek une me te taku
Babe
Qyteti sa vjen e terrohet
Qyteti sa vjen e terrohet,
fisniket e fundit numrohen me gishta
symire t’mbetun xixllojne papra
shpirti m’i pikas nga diku larg
jemi nji drite e vogel
te ndame ne grimca edhe ma t’vogla
krejt pikla te mbetuna n’hava
te denum me pa njeni-tjetrin,
te denum te tjeret mos me na pa
veç mjegulla na lidh
me t’ kalumen
e me
t’sotmen
te gjithve bashke
Komentet