Voal.ch po sjell dy foto dokument që i përkasin Arkivit fotografik të shkrimtarit të shquar Naim Prifti, të ndarë nga jeta më 17 June 2023. Të dy fotot i takojnë fillimvitit 1965.
Në foton e parë është kolegjumi i redaksisë së Revistës Ylli, ndërsa në foton e dytë, që në fakt është pjesa e pasme e fotos së parë, janë shkruar me dorën e shkrimtarit emrat e kolegjumit të Revistës Ylli, asaj kohe një revistë me format europian, por që nuk u lejua të vijonte rrugëtimin e saj, sepse një pjesë e të pranishmëve pësoi dënime e burgosje dhe Revista u kthye në një propoganduese të partisë shtet.
Kolegjumi i Revistës “Ylli” në shkallët e Redaksisë – Rruga Labinoti Nr.71
I.Endri Keko, Adem Rada, Nasho Jorgaqi, Shaqir Prizreni, Pipi Naçe
II. Zisa Cikuli, Qamil Buxheli, Vehbi Skënderi, Petrit Kumi
Kin Dushi, Agi Beni, Naum Prifti
6 – Janar 1965
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2024/03/Revista-ylli2.jpg)