E dija se nuk do e merrja pensionin e veçante ! Sepse emri im do kalonte ne doren tende. Edhe pse emri im ndodhet tash shtat vjet ne tryezen tende si perparesi e shkreses se Ministrise se Kultures pasi jam dy here i vleresuar nga presidentet e Shqiperise me titujt me te larte.
Do ishte ne nderin tuaj ta vleresonit nje artist qe ka mbajtur nje qendrim kritik ndaj teje se ne fund te fundit je dhe kryeministri im. Por nuk te la urrejtja, eshte pikerisht ajo qe te karakterizon dhe ta ka pushtuar trurin dhe syte.
Pensioni nuk jepet per kontribut ne Parti por per kontributin e vazhdueshem qe jep per artin kombetar, pa levize nje dite nga Shqiperia dhe duke dhene nje kontribut ne RTSH si regjisor dhe si kompozitor pasi me numerohen shume çmime. Une nuk jam as servil dhe as koniunktural se, se paku, do e merrja nje emrim nga pala tjeter por dhe per to isha i pa besushem.
Kjo eshte forca e nje krijuesi. Po te perdor nje fjale nga zona ku jam rrite: Ma paç faqen e zeze. Jam krenar keshtu siç jam, idealist por rrebel kunder padrejtesive si majtas e djathtas. Artist nuk me ben ti por kontributi dhe perkushtimi im. As te njoh dhe as kam respekt per ty se as artist dhe sportist nuk u bere kurre.
Kur dha doreheqjen ish.presidenti i Amerikes Nikson (per skandalin e whoter gate ) u shpreh: Nuk me la urrejtja qe me kishte pushtuar prandaj gabova! Gabove Edi ! (e di qe nuk emocionohesh, por edhe un te them: Ja kam lane ne dore Zotit, mor i pafytyre…