Kryesia e ligës elitare amerikane të basketbollit NBA ka publikuar listën e 75 lojtarëve më të mirë në histori dhe në mesin e tyre janë vetëm dy lojtarë nga Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).
Lista e më të mirëve është publikuar me rastin e 75-vjetorit të Ligës së NBA-së, ashtu siç janë publikuar edhe listat e më të mirëve për 25, 35 dhe 50-vjetorin e ligës.
Bill Russell, Bob Cousy, George Mikan dhe Bob Pettit ishin në të gjitha këto lista të basketbollistëve më të mirë të NBA-së, dhe ndër 75 më të mirët si basketbollistë aktivë janë: Giannis Antetokounmpo, Carmelo Anthony, Stephen Curry, Anthony Davis, Kevin Durant, James Harden, LeBron James, Kaëhi Leonard, Damian Lillard, Chris Paul dhe Russell ëestbrook.
Antetokounmpo dhe Dirk Nowitzki janë në listën e basketbollistëve më të mirë të NBA-së nga Evropa.
Lista e basketbollistëve më të mirë është publikuar në faqen e internetit të ligës NBA,ndërsa në të janë: Kareem Abdul-Jabbar, Ray Allen, Giannis Antetokounmpo, Carmelo Anthony, Nate Archibald, Paul Arizin, Charles Barkley, Rick Barry, Elgin Baylor, Dave Bing, Larry Bird, Kobe Bryant, Wilt Chamberlain, Bob Cousy, Dave Cowens, Billy Cunningham, Stephen Curry, Anthony Davis, Dave DeBusschere, Clyde Drexler, Tim Duncan, Kevin Durant, Julius Erving, Patrick Ewing, Walt Frazier, Kevin Garnett, George Gervin, Hal Greer, James Harden, John Havlicek, Elvin Hayes, LeBron James, Magic Johnson, Sam Jones, Michael Jordan, Jason Kidd, Allen Iverson, Kawhi Leonard, Damian Lillard, Jerry Lucas, Karl Malone, Moses Malone, Pete Maravich, Bob McAdoo, Kevin McHale, George Mikan, Reggie Miller, Earl Monroe, Steve Nash, Dirk Nowitzki, Shaquille O’Neal, Hakeem Olajuwon, Robert Parish, Chris Paul, Gary Payton, Bob Pettit, Paul Pierce, Scottie Pippen, Willis Reed, Oscar Robertson, David Robinson, Dennis Rodman, Bill Russell, Dolph Schayes, Bill Sharman, John Stockton, Isiah Thomas, Nate Thurmond, Wes Unseld, Dwyane Wade, Bill Walton, Jerry West, Russell Westbrook, Lenny Wilkens, Dominique Wilkins dhe James Worthy.
Komentet