Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shkruan se edhe dy ditë na ndajnë nga referendumi i 18 dhjetorit, ku pritet të “vuloset” shkarkimi i Lulzim Bashës.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se vetëm demokratët mund të vendosin për drejtimin e PD, dhe askush tjetër.
“Demokratët dhe vetëm demokratët do të vendosin drejtimin e Partisë Demokratike. Askush tjetër!
Asnjë deputet, zyrtar dhe drejtues i PD nuk qëndron mbi anëtarësinë!
#Referendumi #18Dhjetor”-shkruan Këlliçi.

Komentet