Shpalime historike
Për axhë e nip,Rrustem e Xhavit Hasani,veprimtarë të njohur në Çikago,nga fshati Livadicë e komunës së Podujevës,do të ishte nderim për emërtimin e ndonjë rruge apo të sheshit në këtë qytet të Llapit me emrin e tyre
Tek të gjithë popujt ka pasur zhvendosje,mërgim,diasporë,
por te ballkanasit ajo ka qenë veçanërisht tronditëse,
thoshte shkrimtari Ismail Kadare.Dhe,nuk është e rastit që këngët më të mallëngjyeshme për mërgimin,ato që kanë hyrë në historinë e poezisë si ,,këngët e kurbetit,,janë krijuar prej mërgimtarëve shqiptarë të hapësirës etnike në Ballkan.
Rreth një shekull e gjysëm më parë,për fjalën ,,diasporë,,e cila do të thotë ,,shpërndarje,,,poeti arbëresh Jeronim de Rada,pati përdorur në shqip fjalët.,,gjaku i shprishur,,!Po në ketë udhëtim jete,poeti ynë tregoi se ishte vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes kombëtare shqiptare të kohës.
Populli shqiptar dhe pjesa më e dhimbshme e robëruar,e kolonizuar e shtypur deri në shkallë të gjenocidit të Kosovës nga regjimet ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë,mori fund në vitin 1999 dhe,tërë kjo katrahurë u ndal ora e vdekjes kolektzive shqiptare përmes intervenimit të faktorit ndërkombëtar në krye me SHBA dhe të forcës ushtarke të NATO-s.
Vendosja e atdhedashësve shqiptarë në Amerikë ua forcoi bindjet e tyre kombëtare në frymën e konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare në frymën e të drejtave universale të lirive dhe të drejtave të njeriut,për të vazhduar aktivitetin e nduarnduart për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan me programin e motit të madh për Kosovën e lirë.
Tërë veprimtaria politike dhe kombëtare për këto vite gati një shekull në Çikago me rrethinë,organizatat e njohura të mërgatës shqiptare:Balli Kombëtar,Komiteti ,,Shqipëria e Lirë,, dhe Lidhja Kosovare,ishin në ballë të kërkesës para administratës amerikane në Washington për çështjen e pazhgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan .
Në dritëne këtij aktiviteti kombëtar,në Çikago ishin të njohura zëri i fuqishëm i protestave dhe të demonstratave të mëgatës shqiptare dhe me një zë:Liri dhe Pavarësi për Kosovën!Veprimtaria e mërgatës shqiptare në Amerikë tashmë ka hyrë në analet e historisë më të re dhe në mëynrë faktografike e ka shpalosur orën e madhe të historisë për sakrificën e tyre në mërgim në hapësirën e shtetit të lirë e demokratik të Amerikës.
Në analet e historisë dhe në kronikat e kohës,thuhet se në Çikago ndër vite ishte një organizim i madh kombëtar për Kosovën dhe,në dritën e kësaj pati aktivitet të nduarndurt,
ku duhet të përmendim veprimtarinë e grave shqiptaro-amerikane,ato për djelmeninë e luftës (UÇK-n)i hoqën stolitë prej ari nga trupi dhe i vendosën në tovilinë që të bëhen valutë për pushkët e lirisë së Kosovës.
Në Çikago në zërin protestues ishtje thirrja drejtuar administratës amerikane në Washington gjatë viteve të 80-90-ta të shekullit të kaluar për të shpetuar shqiptarët dhe Kosovën nga regjimi i Serbisë pushtuese dhe sidomos nga regjimi antishqiptar e shfarosës i S.Millosheviq dhe aparati i tij ushtarko-policor.
Analet dhe kronikat historike në vegjile të Ditës së Pavarësisë së Kosovës,na çojnë në demontratat në Çikago,Nju Jork dhe Washington të mërgatës shqiptare në Amerikë,ku,në rreshtat e zërit protestues ishin dy burrat e Llapit (axhë e nip)Rrustem dhe Xhavit Hasani nga fshati Livadicë të komunës së Podujevës.Ata në vitin 1980 duke u kthyer nga demontrata e mërgatës shqiptare në Nju Jork,në hyrje të shtetit të Ilinoisit(Çikago),vdiqën në një aksident komunikacioni pa e parë të lirë Kosovën dhe ëndrrën shqiptare shekullore!
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës,i propozojmë kuvendit të komunës së Padujevës dhe krahinës shqiptare të Llapit,që në nderim të veprimtarisë kombëtare të dy burrave të Llapit,veprimtarë në Çikago,ndonjëra nga rrugët apo sheshet e qytetit të Padujevës të pagëzohet me emrin e dy veprimtarëve llapjanë,Rrustem dhe Xhavit Hasani!
Çikago,më 10 shkurt 2024
*Skënder Karaçica ka lindur në vitin 1954 në Sankoc të Drenicës. Kreu studimet në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,Fakulteti Filologjik në Universitetin e Prishtinës.Një kohë ka punuar në arsim dhe shkollën shqipe në Drenicë dhe në organizatat shoqërore të kohës,që kishte të bëjë më punësimin në Gllogocin e kohës.
Qysh në Shkollen Normale të Prishtinës,pati filluar të merret me shkrime nga fusha e letërsisë,të gazetarisë dhe ishte lexues i pasionuar i shtypit,të publikimeve shkencore që botoheshin nga institucionet shkencore të Kosovës.Si nxënës i Normales në Prishtinë,ai botonte në gazetën e studentëve,,”Bota e Re”, pastaj në, “Rilindje”, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup si dhe në emisionet nga kultura dhe për fëmijë në Radio Prishtina etjerë.
Në botën e shkrimeve të tij,duhet veçuar disa redaktime që ia ka bërë poezisë bashkëkohore dhe për fëmijë, ku ishte redaktor i këtyre botimeve në Prishtinë dhe në diasporën shqiptare në Çikago të Amerikës. Nga kjo fushë recensionet, vështrimet letrare, kritike si dhe polemika ndër më të ndryshme e bëjnë me dhjetra zëra të fushës së studimeve të tij.
Në biografinë e tij dhe ata që e njohin, Skënder Karaçica pati një fëmijëri të vështirë, ndonëse në kohën e regjimit të Rankoviqit në shekullin e kaluar,në aksionin famëkeq për grumbullimin e armëve,UDB-ja serbe ia mbyti babain Dyl Danin në shkollën e Sankovcit dhe kështu për të mbyllur shtëpinë e tij me të vetmin fëmijë si trashëgimtar.
Në vitet e 90-ta shekullit të kaluar, regjimi serb një nga të parët e masave antishqiptare,e përjashtojnë nga puna dhe për dhjetë vjet pati punuar punë të nduarnduarta për ekzistencë dhe rritjen e katër fëmijëve.Ndërkaq,në kohën e luftës në vitin 1998-1999 ishte reporter i luftës së UÇK-së në Drenicë në gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë.
Në vitin 1999 migroi në Amerikë dhe tash sa vjet është një nga veprimtarët dhe krah i fortë i lëvizjeve dhe të shoqatave si dhe në krah të arbëreshit Joe DioGuardi (LQSHA-së në Nju Jork) dhe të KSHA-së në Çikago.