Im atë ishte
burrë me pamje të trishtë,
dru ullini pa fletë
me kokrra të zeza në çdo degë.
Fjala i jehonte ndër ne
shungullueshëm
as me qenë ulurimë ujku t’unshëm
ndër karma, vetëm.
Im vëlla zuni
vendin e tij,
im vëlla kambë-zdathë
– murrla i kuq n’horizont –
I fryn zjarmit në vjeshtë
me plot bulshij
e të gjitha shkëndijat i bahen djem.
Komentet