I pari është ‘Twenty Years of Balkan Tangle’ (Njëzet vjet ngatërresa ballkanike) nga Edith Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze nga viti 1920, që Elsie e ka përfshirë në kolanën e re të botimeve “Albanian Studies”.
Në gjuhën angleze sapo janë publikuar dy botime të reja të veprës së Edith Durham me temë Shqipërinë dhe shqiptarët, nën editimin e Robert Elsie.
I pari, siç transmeton KultPlus, është ‘Twenty Years of Balkan Tangle’ (Njëzet vjet ngatërresa ballkanike) nga Edith Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze nga viti 1920, që Elsie e ka përfshirë në kolanën e re të botimeve “Albanian Studies”. Po në këtë kolanë është përfshirë edhe ‘High Albania’ (Shqipëria e Epërme) e Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze, të cilin Elsie e cilëson si libri më i mirë për Shqipërinë!
I dyti është “Albanian Studies”: ‘The Burden of the Balkans’ (Barra e Ballkanit) nga Edith Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze nga viti 1905 – Libri është për udhëtimin e Durhamit në Maqedoni për të ndihmuar viktimat e kryengritjes, dhe për udhëtimin e saj në Shqipërinë e Jugut në vitin 1904.
Komentet