Duke u nisur nga rregullat që kam propozuar para 1 viti, vlerësimi i përafërt për këto zgjedhje lokale do ishte:
1. Bashkite fituese
Kavaje, Mirdite, Memaliaj, Puke, Fushearrez, Has.
Drejtuesit e PD dhe fushates ne keto Bashki, bashke me kandidatet fitues kane te drejten e kandidimit ne çdo strukture me te larte lokale dhe qendrore.
Te gjithe, duhet te falenderojme kandidatet, drejtuesit e fushates dhe strukturat e tyre per fitoren. Ata treguan se kur kandidati zgjidhet drejt dhe strukturat jane te organizuara, edhe pse fryma kombetare eshte ne disfavor ata mund t’ia dalin.
2. Bashkite qe kane humbur dhe qe kane bere nje gare te forte, nuk penalizohen nga funksionet drejtuese qe mbajne.
Ketu mund te fus bashki si Lezha, Durresi, Elbasani, Devolli, Belshi, Rrogozhina, Kurbini etj qe jane ndare me nje rezultat te ngushte, edhe pse rezultatet ne nivel kombetar ishin ne nje renie te larte.
3. Bashkite si Kamza, Shkodra, Tropoja etj qe paten permbysje rezultati, apo Tirana, Fieri, Vlora etj qe paten nje diference shume te madhe votash duhte te shoqerohet me nderprejejn e mandateve drejtuese ne strukturat drejtuese lokale fhe qendrore te saj.
Ne nivelin e strukturave drejtuese qendrore te PDSH, per shkak te rezultatit me te dobet te arritur ne historine e zgjedhjeve nga viti 91, duhet te largohen nga funksionet qe mbajne:
– Kryetari
– Sekretari
– Sekretariatet
– Kryesia (me perjashtim te atyre anetareve qe mund te kene patur rezultat pozitiv ne zonen qe mbulojne).
Nuk perjashtohen nga funksioni anetaret keshillit kombetar, por ju hiqet e drejta per rikandidim ne zgjedhjet e rradhes atyre qe kane mbuluar bashki ku ka ndodhur permbysje rezultati.
Nese keto rregulla behen pjese e funksionimit te PD, do hidhej nje hap i rendesishem ne ngritjen e institucionit karrieres dhe meritokracise.