“Tek Xhorxhi„ është shkruar nga Maira Kalman, autore, artiste dhe dizajnere Amerikane. Ka lindur në 1949 në Tel Aviv dhe ka ardhur me familjen e saj në New York kur ishte 4 vjeçe. Është autore e një serie librash për fëmijë të cilët kanë në qendër Max Stravinsky-in, qenin-poet. Ajo ka dizajnuar shpesh edhe kopertinën e The New Yorker.
Kalman është e njohur gjithashtu për ilustrimet e saj në guidën e 2005 të stilit të të shkruarit „Elementët e Stilit“ The Elements of Style, nga William Strunk dhe E.B. White.
Zonja Kalman ka botuar për një vit rresht blogun e përmuajshëm të ilustruar që titullohej “Parimet e Pasigurisë„ (The Principles of Uncertainty ) për The New York Times që përfundoi në prill 2007. Blogu u botua në një libër me të njëjtin titull. Në fillim të vitit 2009 Maira filloi një tjetër blog të ilustruar po për New York Times të titulluar „Dhe duke i rënë pas lumturisë“ (And the Pursuit of Happiness )rreth demokracisë Amerikane. Kronika e parë e këtij blogu botuar më 30 Janar 2009 lidhet me vizitën e saj në Washington D.C. në ditën e fillimit të mandatit të Presidentit Obama.
Lexuesit po i sjellim sot pjesën e fundit të këtij blogu botuar më 31 Dhjetor që titullohet “Tek Xhorxhi„. Me këtë tekst të ilustruar e nisa ditën e parë të vitit të ri 2010 duke përjetuar një emocion të madh. Ishte një mrekulli. E shkruar me një naivizëm infantil, me një semplicizëm një milimetër larg vulgaritetit, por gjithnjë brenda asaj që quhet art i pastër dhe i kulluar, që gjithsesi si çdo art i vërtetë nuk mund të jetë indiferent nga bota që e rrethon. Duke lexuar tekstet e thjeshta që iu japin jetë ilustrimeve menjëherë më shkon mendja tek varfëria që po kalon kultura shqiptare, e cila ka mbetur peng i tranzicionit. Mjerisht kemi një kolerë botimesh, por nuk kemi art. Jemi duke përjetuar një krizë identiteti dhe askush nuk çan krye për këtë. Ka një tërbim për të përvetësuar emrin e krijuesit me metodat të pështira njëjtas si të politikanëve shqiptarë që i vjedhin votat e popullit. Prandaj po i sjellim lexuesit këtë tekst që duket sa i thjeshtë, aq elegant dhe i pafajshëm si fëmija, që t’i japim të kuptojë si tingëllon arti i vërtetë, dhe sa nevojë kemi për të. Aq më tepër ne shqiptarët.
Elida Buçpapaj
Duke i rënë pas lumturisë
Tek Xhorxhi
Xhorxhi.
Xhorxh Washingtoni.
Ai është
kudo.
Në një çajnik.
Edhe në një mbajtëse bonbonesh
së bashku me Martën e tij.
Ai është edhe në vitrinën
e një dyqani me antikuare.
Ai është edhe në një leka-leka, një sheqerkë lëpirëse për fëmijë.
Këtu është ai një bllok
poshtë apartamentit tim.
Këtu ai është
në një verandë në Romë.
Jo, prisni pak. Ajo është Sara,
nëna ime. Por unë mendoj se ju
do të jeni dakord me mua
kur them se ngjan shumë me Xhorxh Washingtonin.
Kush ishte ai ?
Çfarë dimë ne ?
Çka më e famshme është,
të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë.
Historia për drurin e vishnjes që nuk mund të thotë një rrenë
është vetëm një fabrikim biografësh.
Prandaj unë besoj se Washingtoni
ishte një burrë me shumë moral
që nuk i honepste rrenat dhe ia kishte ënda tortën me vishnje.
Gjëja tjetër se ai vuante shumë
prej dhëmbëve të tij është e vërtetë.
Njëri pas tjetrit i ranë të gjithë, deri
Sa më në fund i mbeti
Vetëm një dhëmb i trishtë.
Protezat ishin të rënda dhe
të bëra me fildishin e hipopotamëve me lidhëse hekuri.
Uh ! Dhe ato ishin tepër të mëdhaja.
Ai ngjante sikur të kishte kapërdirë mollëzat e faqeve.
Ai aspironte të bëhej një xhentëllmen,
andaj kur ishte vetëm një adoleshent, shkroi
“Rregullat emancipuese
dhe sjelljet e denja në shoqëri dhe bisedë
të Xhorxh Washingtonit.”
*
Rregulli numër 1: Çdo veprim i bërë
në shoqëri duhet
të bëhet në shenjë respekti
ndaj të pranishëmve.
*
Rregulli 100: Mos i pastro dhëmbët
me mbulesën e tavolinës
*
Ai ishte një hero dhe u bë
i famshëm që kur ishte 22 vjeç, duke luftuar
për britanikët kundër francezëve
dhe indianëve.
I zhgënjyer nga britanikët,
ai u bë gjeneral
i Ushtrisë Kontinentale,
duke i udhëhequr 13
kolonitë në luftën
për Pavarësi.
Ky ishte flamuri
që mori me vete në beteja.
Siç ka thënë ai,
„Le të ngremë një standard
Ku mençuria dhe ndershmëria
plotësojnë njëra-tjetrën“
*
Përse ngulmonte ai dhe nga frymëzohej
për të bërë të mundur për gjashtë vjet krijimin
e një ushtrie nga rradhët e vegjëlisë?
Amerikanët besonin
Në kauzën e tyre.
Dhe kjo kishte ndihmuar.
Francezët i urrenin britanikët
Duke iu ardhur në ndihmë kolonive.
Beteja fisnike frymëzoi Markezin De Lafajet (de Lafayette)
në atë kohë 19 vjeçar (motoja e familjes të të cilit ishte „Përse jo“)
të linte gruan e tij 16 vjeçare, Marie Adrienne Francoise de Noailles
dhe t’i bashkohej kauzës në Amerikë.
Washingtoni e adhuronte Markezin Lafajet,
dhe kjo ndjenjë ishte reciproke
pasi Lafajeti të birit
ia vuri emrin e Xhorxh Washingtonit.
Në familjen tonë nuk mungonte afeksioni për
Lafajetin. Prindërit e mi
E admironin Markezin dhe ne
E festonim ditëlindjen e tij
çdo vit
me një tortë limoni
shumë të mirë .
Dhe cila ishte jeta private e Xhorxh Washingtonit ?
Unë vizitoj Mount Vernon, shtëpinë e tij
Mbi një kodër nga shihet Lumi Potomak
Në Virxhinia.
Ai e kishte projektuar dhe riprojektuar shtëpinë
Ndërsa ishte duke punuar mbi projektet e
Kryeqyteti Kombëtar.
Shtëpia nuk është e madhe
Dhomat janë të thjeshta por elegante.
Dhe ngjyrat shpërthyese kur i sheh.
Askush nuk mund të thotë se Amerikanët
Kanë qenë të frikësuar prej ngjyrave.
Bënin një jetë të emancipuar. Xhorxhi dhe Marta (bashkëshortja e tij – shënim imi E.B.)
Dëfreheshin vazhdimisht.
Marta vishte këpucë të modës. Ata e donin
shumë njëri-tjetrin. Marta shkonte mbas tij gjatë dimrit
në fushatat e luftës.
Ata mbanin shumë qenë. Njëri prej tyre
quhej Buzëmbël.
Kur lufta më në fund mbaroi,
Xhorxhi u kthye në shtëpi për t’u këndellur “nën hijen
e hardhisë dhe fikut,“
i kënaqur duke punuar në fermën e tij.
Ai ishte një sipërmarrës.
Duke shitur harenga të tymosura dhe duke pasur në administrimin e tij një distileri vere.
Duke ndërtuar një Mulli, të cilin ju mund
ta vizitoni sot
nga ku ju
mund të blini edhe
miell
për të bërë pastaj një bukë gruri të hatashme.
Ai ishte gjithë mënçuri dhe përkujdesje. Ai nuk ishte një intelektual,
por ai e vlerësonte shumë bibliotekën e tij.
(në foto jeni duke parë një kopje të Don Kishotit, që e lexonte Xhorxh Washingtoni – shënimi im E.B.)
Ai nuk dëshironte të mbetej
në postin e tij.
Xhorxh Washingtoni ishte i respektuar.
Ai ishte me dinjitet.
Pasi qëndroi President për tetë vjet, si
nuk e pranoi mandatin e tretë,
dhe u kthye në Mount Vernon,
në shtëpinë dhe pronat e tij.
Tomas Xheferson, që më vonë do të bëhej
Kundërshtari i tij
thoshte se nuk do të kishin qenë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
pa Xhorxh Washingtonin.
Ai jetoi vetëm tri vjet në paqe.
Ai vdiq nga komplikacionet e shkaktuara nga një e ftohur në
moshën 67 vjeçare. Dhe ja ku është shtrati ku ai flinte
dhe ku vdiq.
Shikoni dhe ju disa nga të njëjtat pamje që ai pa.
Ne duhet të falenderojmë Shoqatën e Zonjave të Mount Vermont. E themeluar më 1853, kur familja nuk mund ta administronte më pronën e Presidentit
(dhe Qeveria Federale nuk mundi ta blinte !)
një grup grash të mrekullueshme, të cilat
e blenë pronën e Washingtonit
për të ruajtur
dhe mbrojtur
vizionin dhe
legjitimitetin e tij.
Ju mund t’i vizitoni kopshtet, ku
300 000 bletë e bëjnë mjaltin e tyre. Ju mund
të shihni drurët e fiqve të mbushur me fiq.
Në hollin e hyrjes
është një çelës i Bastijës,
i cila i është dhënë Washingtonit nga Markezi Lafajet më 1790.
Ai ka mbetur aty ku ishte vendosur
atë ditë.
Më jepni leje i dashuri Gjenerali im,
t’ju paraqes…
çelësin kryesor
të Fortesës të Despotizmit.
Është një nder për mua,
Si biri i atit tim adoptiv,
si një ushtar,
i Gjeneralit tim,
si një
Misionar i Lirisë
Patriarkut të Tij.
Marquis de Lafayette – (Markez De Lafajet)
Një vizitë e shkurtër në
Shtëpinë e Bardhë
Ishte duke rënë shi në Washington.
Pemët e blireve ishin të gjitha kërcunj të zinj
dhe gjethe të verdha
Shtëpia e dritëshme nën një mjergull të qumësht.
Dhe brenda saj, shpërthim ngjyrash. Përsëri. Dhoma e kuqe.
Dhoma e Gjelbër, me një kolltuk të kuq.
Dhe jashtë saj – një fermë (pothuajse)
Kopshti ka perime dhe pemë frutore
dhe 60 000 bletë bëjnë mjaltë.
Xhorxh Washington nuk jetoi kurrë në këtë shtëpi.
Por imazhi, figura e tij është kudo. Po kështu
Edhe Lafajeti.
Dhe mund të ndodhë që edhe
President aktual dhe gruaja e tij të kenë
Të njëjtin integritet ashtu si Presidenti i parë dhe
Bashkëshortja e tij. Ka mundësi.
Dhe unë e fantazoj, se si një rast
festiv, familja e parë do ta
kremtojë me një Tortë të hatashme me Limon.
Kjo është lumturia vetë. Ishte duke rënë shi mbi New York.
Pemët ishin të lagura dhe të zeza dhe
njerëzit shëtisnin në Aveniunë e Pestë
Ku është lumturia?
Çfarë është lumturia?
E çfarë do të thotë Thomas Jefferson me
Të ngulmosh për lumturinë?
Unë i bëra një vizitë Dr. James Watson.
Ndoshta ekziston një shpjegim
Gjenetik për lumturinë?!
Dhe gjithçka që ne duhet të bëjmë është
Të marrim një recetë
Dhe ta vëmë atë në veprim.
Unë e pyeta atë.
Ai nuk mundi të më tregonte mua, sepse
Askush nuk e di këtë gjë.
Dhe kurrsesi ndokush ka për të qenë
Pjesë e trishtuar e kohës
Përndryshe ju do të ishit i çmendur.
Unë e vështrova atë.
Ai fillon të shëtisë. Luan tenis.
Ai punon.
Ai vëzhgon pemët.
Këto janë rrugët më të mira për ta gjetur lumturinë.
Për të gjetur paqen e shpirtit.
Unë punoj. Dhe shëtis.
Dhe shkoj të vizitoj muzeumet.
Dhe shikoj Infanten e Velasquez.
Unë shikoj një
Grua në
Një fustan të kuq
Me flokët e mbledhura me karficë
Që i ngjan
Infantes
Së Velasquez-it
Më vonë unë e pashë
Atë duke shkuar në shtëpi
Me pallton e saj
Të kuqe
Jo Infaten. Gruan.
Kur ja, një dhuratë ia mbërrin.
Është një libër i shkruar nga Vladimir Nabokov
I cili nuk jeton më.
Janë shumë njerëz për të cilët unë kam mall.
Oh Vladimir.
Oh Sara.
Oh, Xhorxh.
Oh, Markiz de Lafajet.
Ku jeni ju të gjithë ?
Kjo nuk është një pyetje për t’u bërë
Nëse ju dëshironi të jeni
I lumtur.
Unë e pastroj shtëpinë time
Marr mësime se si t’i palos picetat
Bëj plane
Për udhëtime në kopshte
Ku do të ulem, ku do të vizatoj dhe ku do të ha
meringë dhe do ta shijoj momentin
Tek Xhorxhi !
Kjo është e tëra.
Shijoje momentin.
Në familjen time ne nuk
Themi «Mirupafshim».
Ne themi
“Deri atëher’”.
*
Kjo është finalja
e “Dhe në kërkim drejt lumturisë”.
Që do të shfaqet në një libër
Në tetor të 2010-ës
Përse jo?
Shqipëroi: Elida Buçpapaj
——
Marie-Joseph Paul Yves Roch Gilbert du Motier, Markezi De La Fayette (1757-1834) ishte një aristokrat, gjeneral dhe politikan francez, i quajtur „heroi i dy botëve“, pasi ka qenë protagonist edhe në Revolucionin amerikan dhe në atë francez. Ishte mik i George Washingtonit, shërbeu në Ushtrinë Kontinentale të tij, të cilin e pati edhe si model në jetë. Kur më 20 Maj të 1834, Lafayette vdiq, Presidenti Amerikan Andrew Jackson urdhëroi që Lafayette-it t’i bëhen të njëjtat ndere sikur Presidentëve John Adams dhe George Washington. Me këtë rast ai u nderua me nga 24 të shtëna topi nga çdo post ushtarak apo anije që përfaqëosnte shtetin Amerikan. Flamuri u ul në gjysmë shtize për 35 ditë dhe ushtarakët mbajtën rrobat e zisë për gjashtë muaj dhe Kongresi i kërkoi popullit të vishte rrobat e zisë për 30 ditë. Rresht. Parku Lafayette që ndodhet në veri të Shtëpisë së Bardhë është në nderim të Markezit që luftoi në Revolucionin Amerikan.
Hej venner, jeg hedder Artan LLeshi, jeg er fra Domgjon, Lezhë, jeg er her for at sprede de gode nyheder til de nødlidende. Jeg var deprimeret, da min kone forlod mig efter en anden mand, fordi jeg blev bedt om at stoppe med at arbejde, fordi jeg havde kræft, og jeg blev gik i stykker. Hun fjernede min eneste datter, så min eneste mulighed var at dø, jeg forsøgte at ringe til hende, men hun ignorerede mig, jeg sendte hende tekstmeddelelser og pludselig svarede hun og bad mig om ikke at ringe eller sms hende mere, så en dag kommer jeg i kontakt med en min ven på facebook og jeg forklarede alting for ham, og han fortalte mig også, at han havde de samme problemer før, og han introducerede mig for en stavebesøg kaldet Drigbinovia, han sendte mig sine personlige e-mail-kontakter [email protected] Jeg kontaktede ham og han svarede mig hurtigt forklarede jeg mine problemer for ham, og han sagde, at jeg ikke skulle bekymre mig for, at han havde gjort det for så mange mennesker, at jeg er en mand, der aldrig troede på stave, men jeg besluttede at prøve det, han forsikrede migA 24 timer om at lade trylleformularen og helbrede mig også mod kræft og få mig et bedre job, og pludselig sendte han mig medicinen mod min sygdom, jeg tog det bare 2 dage, og jeg var fri, jeg troede aldrig på mine øjne næste dag, nogen bankede på min dør og jeg var ikke forventede nogen den dag pludselig var det min kone, hun bur St i tårer, og jeg kunne ikke bære det, hun bønfaldt mig og bad om min tilgivelse straks. Jeg modtog et opkald fra mit firma, hvor jeg havde arbejdet i årevis, jeg blev forfremmet som manager for GFNorte comapny i Danmarks by. Hjælp mig med at takke Drigbinovia for genoprette alt, hvad jeg har mistet før, så vil jeg rådgive enhver, der har behov for hjælp til at kontakte Drigbinovia, du kan også whatsapp ham på hans personlige nummer +2348144480786 må Gud velsigne dem, der tager tid at læse dette vidnesbyrd held og lykke