Shfletoj albumin e kujtimeve të mia, sa të afërta, po ende më shumë të largëta – prapa shpinës së Diellit, Qëndismën e kujtimeve prapë e nis si ajo vajza në nishan… Në zemër thellë më fluturonte trishtili kaltërosh i kujtimeve të strukura si vjollat në kaçubë… Vjollcat (kujtimet) falin amësim – pranverë…
Poeti e dramaturgu Spiro Çomora (1918-1973) për mua nuk ishte emër i panjohur, veçanë i letërsise së fëmijës… përmbledhjen “Shkolla jonë” dhe vepra të tjera të penës së tij. Më guduliste drama e tij “Karnevalet e Korçës” për mua ishte më mbresëlënëse…
Kur do Zoti edhe në erbain (kulmi i dimrit) vjen behari…
Nder, mirënjohje e lavdi Portal Voal.ch… e lexova intervistën nga pena me iridium të kinged Elida Buçpapaj me znj. Luljeta Minaroli Hana, për feldmarshallin aktorin, dramaturgun, regjisorin e papërsëritur Kujtim Spahivoglin… Thash e lexova tri herë me nje dashuri prej poeti, gazetari dhe përkthyesit letrar… Kingen Elida e përgëzova, e urova për intervistën, siç thuhet “Yrnek pa vek!” dhe ajo m’u falënderua miqësisht. Por, duke mos e harruar asnjë fjalë, zonjës Elida ia ndërmenda një gjë që mua më sëmbonte: pse për Kujtim Spahivoglin shumë pak është folur që ai Kujtimi, më 1972, në Teatrin e nacionaliteteve në Shkup, ai, kollosi Kujtim Spahivogli e kishte inskenuar dramën “Karnevalet e Korçës” të Spiro Çomores, me trupën shqiptare dhe siç thashë gati është lënë në harresë?!? Pas premierës së Shkupit, ishte shfaqë edhe në Tiranë.
Zonja Elida e foli haken duke më thënë se pikërisht ashtu është dhe topi s’e vret.
Trupa e dramës shqiptare në repertorin e vet për vitin 1972 e kishte përzgjedhë dramën “Karnevalet e Korçës”, gjithashtu edhe regjisori do ishte nga Shqipëria Kujtim Spahivogli.
Në fytyrat e artdashtësve breronte gëzimi dhe hareja se do të shikojmë një pjesë tratra, ama, komplet shqiptarisht.
Tërmeti i vitit 1963 e kishte derdhë Teatrin e Dramës shqipe dhe të dramēs turke. Tani teatrin në fjalë e kishin dislocuar në Shtëpinë e Sindikatave të Maqedonise, në një hapësirë të katit përdhesë – në një lokal të adaptuar për Teatër, si repart ushtarak..
Ne gazetarët e Radio Shkupit, ishim biçim kureshtarë sepse pa teprime në Dramën Shqipe, mbi 70% ishin aktorë gjysmëprifesional, por që kishin përfituar përvojë, po them pa hezitim profesionale dhe shkëlqenin me kryerolet,rolet e rëndomta dhe si statistë… Ju lumtë, por po them me ofshe ata tani prehen në amshim!
Amin!
Pas nonja 4-5 ditësh ia shprehën deshirën kolegut tim poetit,edhe kishte qenë aktor, humoristit dhe gazetarit Mustafa Morina, që studimet i kishte mbaruar në Universitetin e Beogradit, por rrugës më këshilloi që të jam tepër i kujdesshëm dhe i vemendshëm se çka po flet me regjisorin, se ai vjen nga Universiteti i Moskës! Me të thënë, me të bërë…
Vajtëm në ne buffetin e Teatrit, aktorët na prezantuan me regjisorin Kujtimi Spahivoglin… Na përqafoi dhe ne e përqafuam duke i uruar mbarësi në inskenimin e dramës… Kujtimi, në sytë e një djaloshi m’u duk një burrë serioz, i matur nê secilën fjalë e fjali. Ishte atu nga të 40-tat. Tek ai Kujtimi çdo gjë breronte dhe nuk kishte cene. Ishte
burrë bukurosh, por vete, me sy të kaltërt, siç i thonë fjalës pejanet, lere që ishte u bukur, por edhe i hijshëm për mrekulli.
Aktor i ndjerë Zija Berisha, iu drejtua Kujtimit, tani u bën dy Spahiu! Kujtimi më shikoi kurse unë pohova me kokë. Dhe Mustafa Morina, ia priti se emnaku im merret me shkrime – ndërton vjersha poetike për fëmijë dhe është penë që premton… Iu thash më
kurseni dhe mos merrni me mua. Kujtim Spahivogli, ndërhyri se puna
(krijimtaria) më e rënd është të krijosh për fëmijë… E faleminderivo nga zemra…
Deri sa ka punuar me aktorët shqiptarë në dramë e inkadroi edhe tërë trupën e dramës turke dhe biles edhe personelin teknik si statist.
Çdo ditë pas provave ne aktorët mblidheshim si zogjët e squkës në shoqëri me Kujtimin, i cili ishte universitet në vete dhe kishte një kompozicion treni njohuri, dijeni,
elokuencë të gjithanshme për teatrin, sepse edhe vetë shkruante drama. Kishte shije të hollë pêr humorin,batutat, por të kuptohemi pa e lënduar askendin as me më voglen fjalë. Ne, që ishim në shoqëri me shndërroheshim në sy e vesh duke dëgjuar fjalën e artë të Kujtim Spahivoglit, dhe erdhi çasti që drama të diellnonte në skenë. E skena ishte e vogël për të gjithë ata, alamet, artdashës. Edhe pse pjesa kishte të qeshura të lezetshme,
spektatorët qanin nga gëzimi dhe mallëngjimi për dramën e inskenuar nga njeriu më i formuar në Gadishullin Ilirik (Ballkan). Urimet, buqetat e luleve, përqafimet u bën një lumë i pashtershëm gëzimi…
Aq vite kaluan prej asaj Rilindje, të para 48 viteve, prej njohjes, shoqërimi, biseda kurrë të paharruara me Kujtimin tonë, e të fundit jetemot, prej asaj premiere (plot dy vite pa ra nga skena duke shaqur dy e tri herë brend javës), por mua e fundit prej asaj nate me Kujtim Spahivoglin.
Do mundohem mos ta përsëris as veten dhe as të tjerët.
Më vizë, në korrik me ftesën e znj. Liljana Shanto, morra ftesë pune dhjetëditshe në emidionet e fëmijës në Radio Tirana. Aty takova zotëri Skënder Buçpapajn, drejtor. U përshëndetëm vëllazërisht dhe si vajti në një mbledhje pune. Me mirë u pafshim!…
Isha në shoqëri me poetin Xhevat Beqarajn, poet i botës së fëmijëve me një milion dëshira… Në konfidencë e pyeta, ku mund ta gjejë regjisorin e prestigjioz e kollos Kujtim Spahivoglin?
Miku im Xhevati, më tha se Kujtimi, o Spahi(madhi), ai qe nga viti 1987 nuk është në mesin e të gjallëve!!! U tranda dhe desha të bëhem patetik, por e frenova veten.
Qoftë i përndritur emri dhe vepra e tij!
“Koha plagët na i shëron.
Koha edhe për ne tregon!
*
Koha plagët na i shëron.
Koha të qenmen na tregon,”
Kujtim Spahivogli, jetëlumen deshi ta
thur…
Në dritën e hapësirës të vërtetat dolën
në mejdan!…
Amin!
Komentet