Duke ikur nga Washingtoni, e kupton se ke njohur dhe je miqësuar me shumë statuja. Kthej kokën pas dhe dua të ndal, siç na pëlqente shpesh, para poetit klasik Henry Wadsworth Longfellow.
“Ju keni shkruar poemën e bukur për Skēnderbeun tonë, – i kisha thënë në takimin e parë Statujës, – dhe po aq bukur e përktheu në shqip poeti Fan Noli”…
Bulevardeve të Washingtonit ndodh të shohësh nëpër pllaka vargje të gdhendura të poetëve amerikanë dhe ty të duket se shkel mbi poezi e ato ngjiten nga këmbët brenda teje.
Të ecësh mbi poezi, sa i vlerësuar ndihesh, mrekullisht.
Dhe do të doja që dhe buzë piedestalit të xha Longfellout, te sheshi I vogël, në njërën prej pllakave të gdhëndeshin dy vargje për Skënderbeun, pse jo dhe në shqipen e lashtë.
Mos duhej t’i kisha shkruar Bashkisë së Washingtonit? Apo tonave më parë për vargje të poetëve tanë?
Paçi poezi në rrugët tuaja, o njerëz! – thashë me zë teksa ikja…





Komentet