Monumenti Brunswick në zemër të Gjenevës, i klasifikuar si monument historik, është një nga mrekullitë e qytetit buzë Liqenit Léman. Kush e viziton qytetin, nuk mund të mos impresionohet nga ky Mauzole me stil gotik, sipas modelit të Arche Scalgari di Verona, një kryevepër e artit monumental e shekullit XIV që ndau Mesjetën nga Rilindja.
Duka Brunswick Charles d’Este-Guelph, linguist, muzikolog, kalorës, i lindur në një dukat të Gjermanisë të sotme më 1804 detyrohet të shpërngulet në egzil më 1930 në Londër, Paris dhe në fund në Gjenevë, ku vdes në vitin 1873 dhe gjithë pasurinë në vlerë 24 milionë franga, që sot konvertohen në 1 miliardë franga, ia dhuron qytetit me kusht të një funerali të dinjitetshëm dhe ndërtimit të një monumenti që do të mbante emrin e tij.
Kërkesa e tij shkaktoi debat, por në fund u pranua. Monumenti i Brunswick, që ndodhet në Quai du Mont Blanc, është një varr i ndërtuar sipas modelit të Arche Scalgari të Veronës, dëshirë që Duka e kish shprehur në testament, përfundoi në vitin 1879 dhe sot shteti zviceran e njeh në inventarin e monumenteve të kulturës të Konfederatës Helvetike si një objekt me rëndësi kombëtare.
Ky monument me rëndësi kombëtare i dedikohet një aristokrati gjerman në egzil, që dashurinë për qytetin e tregoi duke ia falur pasurinë. Dhe Gjeneva e bëri të pavdekshëm, duke shkëmyer dashurinë me dashuri. Merrni me mend se i çfarë rëndësie kombëtare është Teatri Kombëtar i një vendi!
E solla këtë histori për të vënë në spikamë vlerat e Monumenteve të Kulturës që i merr në mbrojtje shteti. E solla këtë histori për të vënë në dukje edhe kontributet e individit. Kështu ndodh në Zvicër dhe në çdo vend të civilizuar në Perëndim. Sipërmarrja i kontribuon kulturës, sportit, vendit pa shpërblim! Krejt ndryshe me çka po ndodh në Shqipëri, ku kryeministri i vendit dhe një sipërmarrës mafioz i janë përveshur rrafshimit të Teatrit Kombëtar, që përfaqëson një Monument të identitetit tonë kombetar.
Nëse në Zvicër do të dilte ndonjë individ si kryeministri Edi Rama me kazma e rruspa për të rrënuar ndonje objekt me vlerë identitare për Konfederatën, ai do të përfundonte ose në bangën e të akuzuarve, ose në ndonjë klinikë psikiatrike për mani monumento o kulturoklaste, ndërsa në Shqipëri numri një i qeverisë po e shemb Teatrin Kombëtar, pa marrë parasysh se është pronë publike dhe trashëgimi kulturore e Sovranit. Sipas skenarit të tij makabër, teatri do të shembet nga sipërmarrësi abuziv, i cili do ta ndërtojë teatrin e ri falas, në këmbim të territorit prej të cilit do të përfitojë të paktën 10-20 fish të vlerës.
Kjo sipërmarrje është mafioze, edhe për sipërmarrësin, edhe për kontraktuesin, që është kryeministri dhe 75 deputetët e maxhorancës, që Edi Rama i detyroi të kalonin në Parlament një ligj që mbështetet në shpërdorimin e pronës publike.
Edhe ministri i financave, një portavoce i kryeministrit, e justifikoi këtë aferë të pastër korruptive të ligjëruar me votë, gjoja si vepër bamirësie me kosto 37 milionë Euro e firmës ndërtuese që do “t’ia kursejë” arkës së shtetit për ndërtimin e teatrit të ri. Në fakt, firma sipërmarrëse do të përfitojë disa qindra milionë Euro.
Prandaj e solla historinë e Dukës Charles II Brunswick, për të treguar historinë e një vepre të vërtetë bamirësie përballë një vepre mafioze nga ana e firmës profitere, kryeministrit të Shqipërisë dhe 74 deputetëve që votuan një ligj abuziv.
Për të ndalur rrënimin e Teatrit Kombëtar ekziston një zgjidhje jo tamam alla Brunswick.
Shoh çdo ditë se si e ftojnë dhe i lëpihen televizionet e Tiranës sipërmarrësit më të pasur në Shqipëri.
Ai është Saimir Mane. Pasurinë e tij e ka bërë këtë tranzicion.
Do t’iu bëja thirrje aktorëve dhe përfaqësuesëve të elitës e politikës që t’i drejtoheshin atij me kërkesën për të mbrojtur, përmes një vepre bamirësie, një monument me përmasa kombëtare sikur është rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar, në këmbim të asgjëje materiale, veç të mirënjohjes dhe një statuje që në gjallje në oborrin e Teatrit Kombëtar, me kushtimin se bamirësi i kontribuoi kulturës shqiptare pa e rrjepur as popullin dhe as pronën publike, sikur po vepron Edi Rama bashkë me jeniçerët e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
shkrimi apo guximi yt nuk vlen megjithese ke shume vjet emigrante nuk e ke kuptuar se ceshte shqipetari konica e ka thene ketu e njeqind vjet me pare mbase jo fare troc shqipetari eshte qenie e ulet pa moral pa karakter pa nerv nje qenie qe mron kot dhe jo me kot bota apo evropa desh te na shuante po ausrohungaria dje e amerika sot na mbajne me zor per interesat e tyre kenaqesia e vetme e shqipetari eshte perulja ndaj liderit satrap si kush e kush te tregohet sa me besnik i liderit duke i kethyer liderit prapanicen apo vaginen e vet te vajzave grave nuseve duke ia cuar keto konkubina liderit e lideri ti hedhi no nje kocke apo ti beie lidera te vegjel popshte te cilet ketu poshte bejne si lderi i madh pa i vrare ndergjegjia fare se lideri po ia ben femrat e shtepise po ia shet semaforeve te europes po ia sjell plerat e botes poia mer pronenaq pak sa kane po i vret neruge ne lokal po i takson qe te ecin ne ruge ujin e pusit oxhakun dritaren pulen etj qe ne kohen e turqise megjiyhese perandoria i persekutoi me shume se fqinjet shqipetaret ishin me besnike edhe kur e burgosen sulltanin e fundit shqipetaret deshin ta lironin megjithesefqinjet u pavaresuan njeqind vjet mipare ne komunizem megjithese lideri i poshteroi i futine burg i vrau shqipot nga burgu i uronin lavdi liderit tani ne dhjerokraci me keq akoma nonjehere mendoj se diaspordha mund te beje dicka po ne diaspordhe qene edhe thaci haradinaj ahmeti etj keta e bene me keq edhe diasporha ku je edhe ti meret me kenge e valle me shkrime si ky joti apo te bejne shqiponjen me durt ne facebook pra ne akoma flasim shqip per faj te austrohungarise e amerikes papa i parafundit ka thene ajo qe ka ndodhur ne shqiperi eshte ve pa imagjinueshme edhe ajo qe kandodhur edhe keto qe po ndodhin e per kete nuk eshte faji vetem e zogut enverit saliut nanos metes gjatoshit thacit haradinajt ahmetit limajt etj po fai i mender kombit tone