Kreu i FSHF-së Armando Duka ka treguar se pas ndeshjes me Portugalinë, i kishte dërguar letër futbollistëve të Kombëtares, por edhe De Biasit, të cilit i kishte thënë se duhej të ishte trajneri i Shqipërisë në të ardhmen.
“Kështu që me De Biasin për të qetësuar gjithçka dhe për t’i shërbyer më mirë kauzës së kualifikimit pas ndeshjes me Portugalinë, i kam dërguar një letër të gjithë futbollistëve dhe De Biasit të cilit i kam shkruar: Për mua t’i duhet të jesh trajneri i Shqipërisë në të ardhmen”, ka thënë Duka për Ora News.
“Dhe ky është vullneti im. Nuk kam dashur ta diskutoj për t’i shërbyer kauzës së kualifikimit, tani kemi kohë për ta diskutuar,” tha ai.
Komentet