….Tek “ligjerojnë” ose “celebrojne” sot blasfemisht faqeve te portaleve ose gazetave te ndryshme kosovaree: Disa ngjajnë në “zeusë”, “profetë” ose “perëndi”!
Era e keqe kundërmuese dhe kutërbuese prap sikur përhapet gjithandej qyteteve dhe tokës së lashtë aterore dhe stergjyshore….Atij i kujtohet si dikur Ishte terr, erë flake, tymi, baroti, hiri, shkrumbi dhe pluhuri gjithëkah e gjithandej. Kohe lufte….Hëna dhe yjet e panumërt në qiellin e pafund, asokohe kishin zbritur në tokë vetëm për hatër të trimave dhe luftëtarëve të plagosur.
“Mos u dorëzoni nëna dhe motra se veprat heroike të djemve, vellëzerve dhe burrave tuaj, nuk harrohen dhe s´vdesin kurre”; vazhdimisht po u jehonin kumbueshem ca zera burrash dhe bashkeluftetaresh trima. Rruga vazhdimisht sikur u vinte e pjerrët …prej nga ku njerëzit që levizinin, penetronin dhe frekuentonin përposhtë saj ngjanin në numra.
Zogjtë e Shqiponjes të cilëve njerëzit me erë të keqe ne trup, ne tru dhe ne shpirt, ua kishin djegur strofullen ose folene, tek po pinin uje me sorra, pula dhe shpeze te tjera ne pusin e kthjellet dhe te ftohte atdhetar dhe vendlindor, pane se nuk ngjanin me zogjte e pulave, sorrave, shotave…dhe iken ose fluturuan dikund larte ne qielli ku nuk ishte zhurme as tollovi.
Të “rinuar”, lyer, majur, gudulisur, stolisur, armatosur dhe glorifikuar me trofe dhe medalje të pushtetit, si dhe të luftës së njohur speciale, psikologjike, agjituese dhe propagandistike të portaleve ose gazetave të ndryshme ditore ose periodike: Serish kanë ngritur kokë dhe kakarisin zogjte e pulave, sorrave, qurave… Mbajnë “orë politike” dhe “ligjerata shkencore ose akademike” mbi politikën dhe dipolomacinë shqiptare, kosovare ose ndërkombtare….Duke u shprehur me nota të larta ose superlative mbi “kursin, vizionin dhe narrativin komplementar dhe suplementar” të kriministrit…. Disa e quajne edhe “babe” , “luan”ose “shpetimtar te kombit”…. Xhuxhin ose minakun ” Bjello Dugmes” ose “Riblja Corbes”… Zogjte e pulave, sorrave, qurave, shotave etj… Disa jane si huti… Shohin vetem naten.
Ndërkaq, lexuesit e pakualifikuar, diletantë laikë dhe mediokër, mezi presin t´i çelin ose hapin sytë, për të lexuar, mësuar akoma me shumë mbi “shkëlqimin” dhe “brilancën shkencore, intelektale, kulturore, politike dhe diplomatike” të filan “profesor doktorit” dhe fistek politikanit dhe diplomatit të Kosovës!
Përtej shkrimëve dhe “veprave” të tyre “shkencore” ose “akademike”, vazhdimisht sikur digjet dhe këputet “qiparisi” dhe ai “përi i hollë” i shpirtit të zjarrtë çlirimtarë dhe patriotik” prej kosovarit!
Ndonëse, sipas disa “profesor doktorëve”- qiellin, diellin dhe hënën e halldisur atdhetare ose vendlindore se bashku me peshqit ne qiell”, duhet mbajtur dhe ushqyer vazhdimisht me gjakun, dellin ose damarin e ndezur të tokës së zjarrtë shqiptare, në ate menyrë qe dielli te jete gjithnjë i pranishëm në sytë e skuqur gacë të “porofetit” Albin Kurti, i cili i mban ne çantën ose valixhën e ti (politike dhe diplomatike) -fatët e përgjithshme të kombit dhe atdheut.
Bile, edhe Vjosa Osmani, sikur ngjan në Pirate si Teuta e llirisë, e cila thuhet se i çoi ose mbylli në dollap krejt pengjet ose sklleverit e saj.
Përderisa ajo “zonja mondane dhe metropolitane” e Brukselit ose Uashingtonit,,,duke penetruar, frekuentuar, reflektuar dhe naviguar kujdesshëm si “qytetare akademike”, apo si ish studente e hijeshme dhe “skiftere e netëve të gjata” që nuk sosen, do i porosiste lexuesit dhe audiencën e saj me fjalët “shkencore” ose “akademike”:” Nëse, rastësisht merrni letra, posta ose porosi të ndryshme nga Vjena, Berlini, Moska, Stambolli, Brukseli ose Uashingtoni, dhe nëse brenda tyre ka edhe pleh, mu..t, kallk ose bajga (bagla) të paketuara ose ambalazhuara me firmat e huaja…Hapni lirisht ato dhe merrni prej tyre të gjitha ato që u nevojitën per mirëmbajtjen, shëndetin ose ekzistencën tuaj! Nuk ka rrezik prej tyre. Hani dhe pini pa dert!”
“Jo zonjushë e nderuar, se këtu tek ne, vazhdimisht sikur përzihen ujërat e njelmëta dhe turbullta, me ujerat e embëlta dhet´ kristalta!” i tha dikush që i pelqente rruga e kthimit kah vetvetja, kah brendia..;
U mor vesh se të menduarit se liria, shteti dhe pavarësia e Kosovës i mbylli dhe shëroi të gjitha plagët, brengat dhe shqetësimet tjera: Sikur i bën shqiptarët e Kosovës të huaj ose ardhacak ne atdheun dhe vendlindjen e tyre.
Ndaj, edhe çantën e tyre me ngjyrë gjaku dhe flamuri, bashkë me kujtimet e hidhura brendaj saj, si duket i kane mbyllur në dollap. Kane frike te flasin dhe shkruajne shlireshem. Apo….?! Kush e di.
“Do e hapin dollapin, sapo të vijë (vjen) liria e shumepritur atdhetare ose vendlindore! Do i nxjerrin prej tij diellin dhe hënën….Do i zbresim edhe peshqit e artë nga qielli, për t´i pjekur ose përrzhitur (farguar) në “filterën e përbashkët proletare dhe internacionaliste të popullit te ri kosovar!”, sikur tha dikush nga turma.
“Ç´ecje përpara është ajo brenda koridorëve ose dhomave të pritjes…ku rri e mbyllur liria bashk me çantën e ngjarjeve dhe kujtimeve nga lufta….?!”, e pyeti tjetri. Kush do i zbardhi dhe dritësorë kujtimet dhe shënimet e lavdishme mbi luftën clirimtare dhe heroike te UCK-s…?, pyeti tjetri. “Si duket askush.”, iu gjegj ky.
Nuk vonoj shume dhe njeriu shqiptar dikur kapërceu prangat, grilat ose zinxhirët e fundit të robërisë dhe tiranisë serbe…duke u futur në një kohë dhe botë tjetër të pasluftës me do perde, pranga dhe grila të reja në këndin (cepin) intim të një lirie tjetër administrative dhe juridike në sallonin ( dhomën) e pritjes.
Në altar sikur flen ose pushon një lutje e mocme, tash e sa kohë: Lutja dhe dëshira e kahmotshme për lirinë e munguar atdhetare ose vendlindore.
Frika nga vdekja ka mbetur e fjetur bashk me kohën e egër te robërisë dhe tiranisë serbe e cila nuk është më aty. Por, ka ngelur ajo frika tjetër….Frika ose droja e luftës së pamëshirshme në mes vlerave dhe antivlerave….Shtoja këtu kontrollin, monopolin, censurën, autocensurën, mediokracinë etj.
Thonë se popujt dhe njerëzit me erë të keqe dhe të tharbtë në trup, në shpirtë dhe në tru, dikur i dogjën dhe kallën flakë Bagdadin, Damasku, Alepon, Romën Antike…I shëmbën dhe rrenuar qytetët, tempujt, kështjellat..i vranë dhe masakruan njerëzit, i dogjën dhe pocën për së gjalli! Nejse!
Robërinë, cinizmin, injorancën dhe paditurinë njeriu shqiptar ose kosovar, akoma sikur i mban të mbylluara ose ngujuar diku brennda vetvetës së tij. Në “çantën e kujtimëve të ruajtura intelektuale, kulturore, shkencore ose akademike”!
“Nuk është ashtu, por koha ka ngelur e ndalu atje dikund largë prej nga pat nisur ….”papritur sikur i tha dikush.
Atij i kujtohen prore si gjak ne endërr ditënetët e gjata me aromë vdekje nepër burgjet ose kazametët e huaja.