Dukuria më e re që po vërehet këto ditë në Botërorin e Futbollit Katar 202, është pa dyshim shtesa e lojës në përmasa të papara deri tani nga gjyqtarët, që u pa në takimin përurues të këtij botërori dhe në takimet që po vazhdojnë.
Në një intervistë të dhënë fill pas ndeshjes përurueset ë këtij boterori Katar- Ekuador që lexova në “La Gaxeta Delo Sport”, presidenti i FIFA-s , Infantino, vuri në dukje këë veçori të tij:
“Ashtu si në basketboll, futbollin amerikan dhe disa loëra të tjera, kemi vendosur që të jemi më të saktë në përcaktimin e kohës së lojës, sepse shikuesit vinë në stadium që të shohin kohën e plotë të lojës dhe jo 40-42 minuta të saj në çdo pjesë të saj , siç ka ndodhur deri tani”.
Ja përse gyqtarët në këtë botëror ndalojnë kronometrin edhe për ndërdërprejet më të vogla të ndeshjes, që sipas regullores së sotme tëfutbollit pëcaktohet nga këta faktorë:
1-Kur gjatë ndeëshjes bëhen ndërrime;
2- Kur një futbollist dëmtohet;
3-Kur ai transportohet nga fusha e lojës;
4-Kur një futbollist kërkon qëllimisht të vonojë lojën;
5-Për arsye të tjera.
Zgjatja e kohës së lojës varet nga gjyqtari. Por, siç e pamë në ndeshjet e deritanishme, ka pasur edhe raste kur, edhepse gjyqtari ka dhënë minuta shtesë, edhe pas tyre ka vazhduar të akordojë përsëri shtesë. Për shembull, pas kohës së regullt të ndeshjes së djeshme Gjermani-Japoni prej 7 minutash, gjyqtari e mbylli ndeshjen në minuten 8 dhe 20 sekonda, sepse edhe brenda periudhës së shtesës ndodhi që joja të ndërpritej përsëri për shkaqet e mësipërme.
Lind pyetja: Përse gjyqtari shtoi 1 minutë e 20 sekonda lojë mbi 7 minutat e mesipërme, kur atij i duhej më së pari të ndiqte veprimet e lojtarëve në fushë dhe njëkohësisht të shihte kronometrin të mbërthyer në kyçin e dorës?
Infantino në intervistën e mësipërme përmendi basketbollin dhe futbollin amerikan, por duhet të dimë se në këto lojëra nuk është gjyqtari i ndeshjes që përcakton shtesën e lojës, por KRONOMETRI, më saktë- KRONOMETRISTI.
Për mendimin tim, për të mënjanuar raste të tilla, duhet që koha e lojës në futboll të jetë EFEKTIVE, pra ashtu si në sportet e mësipërme, duke shtuar këtu edhe sporte të tjera si hendbolli, hokei mbi akull , hokei mbi bar, kriketi, kur pas vërshëllimës së gjyqtarit, ose kur topi del jashtë, koha e lojës ndërpritet, nga kronometristi .
Me fjalë të tjera, gjyqtari ndjek lojën, kurse kohën e mat pikërisht ky person.. Madje, koha tregohet edhe në orën e madhe të stadiumit, si në sportet e tjera, me kohë kronometrike që përmenda më sipër.
Në këtë mënyrë, do të mënjanohen të gjitha orvajtjet e lojtarëve ose portierëve që vonojnë lojën dhe për të cilat dënohen sipas rregullores me karton të verdhë.
Përfitoj nga rasti për të dhenë disa mendime edhe për disa ndryshime të tjera tëmundshme në regulloren e sotme të futbollit.
PER POZICIONIN JASHTE LOJE
Deri tani gjyqtari anësor fikson se një futbollist ndodhet jashtë loje, edhe sikur thembra e këmbës, dora, ose koka… nuk kanë kaluar një vijë imagjinare që e veçon atë nga futbollistët kundërshtarë. Mirëpo lindin kështu shumë kundërti për të ashtuquajturat pozicione jashtë loje “milimetrike”, të “dyshimta”, pra, të diskutueshme.
Në fakt ne themi se një njeri del nga dhoma, kur ai të ketë kaluar tërësisht derën, pra vijën imagjinare që ndan dhomën nga dhoma tjetër ose nga korridori.
E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në rastin e pozicionit jashtë loje. Si pasojë, do të mënjanoheshin të tëra diskutimet e mësipërme që lindin pasi gjyqtari fishkëllen për “jashtëlojë”.
E përcakton edhe vetë termi në gjuhën angleze: off side pra- jashtë, anës, krahut…
EUFORI E TEPRUAR PAS SHENIMIT TE GOLIT
Sipas rregullores, gjyqtari i ndeshjes duhet që të shtojë sekonda gjatë kohës kur futbollisti që ka shënuar gol , jo vetëm që nxjerr fanellën dhe e tund në ajër, (për këtë veprim dënohët me karton të verdhe), por vrapon deri në tribunat e shikuesve, ku nuk mjaftohet me kaq, por kacaviret në hekurat që ndajnë tribunën nga pista, ose hapësira që rrethon fushën e lojës dhe përshendet tifozët; ose, në mungesë të pistës, shkon të flamuri i këndit, shtrihet atje për shtatë pale qejfe, i mbuluar nga shokë të skuadrës, ndërsa gjyqtari dhe lojtarët kundërshtarë presin si gjynahqarë që ata të kujtohen e të renditen në gjysmë fushën lojës, që do të nisë kështu nga qendra.
Madje ka pasur raste që një ose disa lojtarë të skuadrës që shënon gol, nga euforia edhe kanë shkulur flamurin e këndit, dhe e kanë e përdorur kinse si kitarë, nën vështrimin e qetë të gjyqtarit. Në këto raste ai duhet duhet t’i japë atij oseatyre kartonin e verdhë.
Pas shënimit të një goli futbollisti me shokët e tij sigurisht ka të drejtë të shprehë gëzim, por brenda vijave kufizuese të fushës, madje të shkojë drejt rrethit të saj.
Ndaj, në regulloren e futbollit duhet shtuar shtuar një nen në bazë ,të të cilit gjyqtari të ndëshkojë futbollistët që kryejnë veprime të sipërpërmendura.
PER MBERTHIMET E FUTBOLLISTEVE KUNDERSHTAREVE ME DUAR NE TRUP , OSE TERHEQJE Të FANELLëS
Edhe në këtë rast në “Rregulloren e futbollit” duhet të shtohet një nen, sipas të cilit futbollistët që kryejnë veprime të tilla, të dënohen drejpërdrejt me karton të kuq dhe, nese ky veprim kryhet brenda zonës së rreptësisë, të jepet edhe një 11-metërsh, pavarësisht se aksioni zhvillohet në një hapësirë tjetër brenda saj, pra pa top.
Te lojtarët duhet të ngulitet fort mirë mendimi se ata përdorin në fushë këmbët dhe jo duart, se prandaj loja quhet futboll, pra topkëmbë.
RIVENIE E TOPIT ME KEMBE DHE JO ME DUAR
Siç dihet, kur topi del jashtë vijave fundore, portierët ose lojtarët bëjnë rivënien e tij në lojë me goditje nga vjia e zonës së portës. Por, kur topi del jashtë vijave anësore, rivënia e topit në lojë bëhet me… duar..(?!). është atavi- zëm” e regullores së futbollit, huazuar nga rëbia nga ku lindi kjo lojë, të vendosur në vitin 1862 dhe të hartuara nga anglezi Fring.
Madje, çudia më e madhe është se kur topi përfundon qoftë dhe një milimetër larg flamurit të këndit, tutje vijës fundore skudra sulmuese fiton goditje këndi. Kurse kur ai përfundon një… milimetër jashtë vijës anësore, kjo skuadër fiton vetëm rivenie me duar,
Ky ështe paradoks!.. Për deri sa loja luhet me këmbë, edhe në këtë rast rivënia duhet të bëhet me këmbë.
Ky regull do ta gjallëronte shumë lojën dhe futbollistët e të dyja skuadrave do të tregoheshin më të të kujdeshëm që të mënjanonin sa më shumë cdo nxerjet e topit nga vijat anësore.
Kjo rivinie në fakt dëmton skuadrën që ka të drejtë ta bëjë atë, sidomos kur topi përfundon më afër vijës fundorë të skuadrës që mbrohet. Kjo seppse lojtarët e skuadrës sulmuese nuk dinë se kujt t’ia kalojnë topin, ngaqë hapësira midis vijës fundore dhe anësore ështe tëpër e vogël dhe favorizon skuadrën mbrojtëse. Kurse, nëse rivënia të bëhej me këmbë, si në rastin e goditjeve nga këndi, skuadra sulmuese do të kishte përparësi dhe loja do të bëhej më tërheqëse.
Komentet