“Ashtu si pafundësia e larmisë së formave të natyrës – edhe ato të letërsisë, artteve pamore dhe teatrit janë pa limit.” MOISEN KORABI
—-
1
Vitet e fudndit shoh një përparim të dukshëm të regjisurës eksperimentuese në aplikimin e formave të lamishme artistiko-skenike me këndvështrime të reja. Ndonëse janë nën ndikimin e teatrit modern, postmodern e performatist botëror, orientimi i tyre për ta interperetuar e shpirtëzuar veprën dramatike të huaj, në sensin që, spektatori ynë të gjejë vetëveten, është kahu i duhur regjisorial si në rrafshin e semantikës, të ideve dhe mesazheve që i flasin edhe realitetit shqiptar të sotëm. ashtu edhe për aplikimin e formave të ndryshme e të larmishme të spektaklit.
Gjuha regjisoriale, skenografike, kostumografike dhe aktrimi ngjizen me atë të autorit të veprës dhe personazheve të saj, duke u dhënë kuptim e frymë e shpirtëzim, shqiptarisht.. Kjo vlerë ndonëse nuk është e nivelit më të lartë, është sprovë e sukseshme eksperimentale, jo vetëm në regjisurë e aktrim, por edhe në skenografi, kostumografi dhe në aplikimin e muzikës funksionale.
2
Në realiteti e sotëm teatror shqiptar prirja drejt një teatri të ri modern, postmodern e performatist, po vjen gradualisht duke u konfirmuar e promovuar nga duartrokamat e nxehta të publikut që ka mbushur sallat e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, të Teatrit Kombëtar Kadri Roshi” e të Teatrit të Metropolit,
Janë të rinjtë si shumicë që ndjekin këto spektakle. Ndërsa pakicën e pëpërbëjnë aktorët e traditës liruar nga rutina, por dhe dashamirësit e teatrit të çdo moshe. Ata e shijojnë teatrin e ri modern dhe marrin kënaqësi estetike nga të gjithë komponetët përbërës të shfaqjes; – në veçanti nga loja e aktorëve dhe akotereve të kompletuara e të shquara në mjeshtërinë e aktrimit, plastikë, akrobaci apo edhe në vokal e në veprimet psikofizike dhe lëvizjet e gjestet ku flet çdo pjesë e trupit të presonazhit që kanë mishëruar.
3
Ndër spektaklet më të shquara që janë në fokus të këtij shkrimi, vlerësoj sapektaklin “Equus” të regjisorit të mirënjohur boshnjak Dino Mustafiç. Spektaklin e komedisë të Aistofanit “Pushteti i grave” me një variacion të ri të tekstit nga regjisori Spiro Duni. Spektaklin e dramës “Tramvaji dëshirë” të Teneesee Ëilljas me regjisurë të Kiço Londos. Spektklin e komedisë “Familja Tot” e dramaturgut hungarez Orekeny Istvan me regji të Andia xhungës. Spektaklin e komedisë së zezë “Kujtesa e ujit” e Shelagh Stephenson me regji të Rozi Kostanit.
4
Sipas meje regjisura e Dino Mustafic është e nivelit të lartë në tërë komponeltët e shfaqjes së dramës “EQUUS” e cila është një vepër e dimensionveve të mëdha, me ide filozofike mishëruar artistikisht; me shumë mesazhe të ndryshme, të fuqishme dhe universale, – për lirinë e njeriut brendavetes e jashtëvetes, për normalen dhe jo normalen, për të dalë jashtë rutinës e sistemit të mbyllur. Për të dalë jashtë maskës e për të refuzuar çdo llojë dhune nga realiteti historik e aktual.dhe dhunën familjare që imponojnë praktikat e vjetëruara në edukimin e fëmijëve, duke cënuar lirinë e brendshme të tyre.
*** Gjuha regjisoriale dhe aktrimi i aktorëve dhe aktoreve, jamë mjeshtërorë në prurjen artistike të përmbajtjes vë veprë në realitetin tonë jo mekanikisht, por me një fantazi të aryseshme, duke ndërhyrë edhe në tekstin e dramës e duke futur tekste të shkurtëra në spektakël nga realiteti shqiptar i ditëve të sotme ku qëndrimi ndaj realitetit bëhet më provokues. Edhe mëmyra e formësimit të spektaklit si një trilll psikologjik (histori hetimi) ndërthurur me elemente te hollë humori është këndvështrimi inteligjent i regjisorit. Humori, imazhet e forta dhe mjetet dramatike përcjellin qartë tema të rëndësishme dhe theksojnë me art cilësor qëndrimin kritik ndaj ceshtjeve për të cilat flet kjo shfaqje, siË janë; mungesa e qytetarisë, morali i rremë, erotizmi e seksi, fashizmi i të gjitha ideologjive; pandjeshmëria e shoqërisë ndaj të ndryshmes, e të tjera e të tjera. Ndër aktorët më të shquar të këtij spektakli, veçoj aktorin elitar Timo Floko, aktorë unik ne rolet respektive Ema Andrea dhe Igli Zarka.
***
Edhe nga spektakli i komedisë së Aristofanit “Pushteti i grave” të Dunit, merr kënaqësi estetike të vërtetë. Mbësshtja në substanën e tekstit të komedisë dhe krijimi i një variacion të ri me tekst të regjisorit Spiro Duni, sjell risi në raportin e regjisorit me veprën për ta bërë sa më aktuale, pa sfumuar universialitetit e saj. Ka mënjanur kohen dhe hapësirë, çka i flet çdo vendi dhe banorëve të tij. Spektakli nëpëmjet humorit dhe satirës, vë në lojë komicitetin e demagogjisë dhe premtimet pafund të grave dhe gjithë atyre të atyre që lakmojnë pushtetin e së nesërnes, siç shprehet regjisori. Shfaqja ka temporitëm dinamik, lojë e mrekullueshme në tërësi ku do të ve#oja disa prejt tyre, si Flaura Kureta, Naum Shundi, Elia Zaharia dhe Laert Vasili. Vlesim të veçanë meriton muzika e bukur dhe funksionale e Elina Durënit
***
Ndër spektaklet me vlera cilësore konsideroj edhe “Tramvaji dëshirë” të Londos, i cili me profesionalizëm dhe vizionin e qartë menaxhon përbërësit e spektaklit dhe mjetet shprehëse në funksion të domethënies kumtore, por jo drejtpërsëdrejti. Spektakli është ndëtuar në mënyrë tropologjike ku nga nënshtresat burojnë mesazhet; refuzimi i realitetit që paraqet vepra, dëshira për t’u kthye tek e pafajshmja dhe arratisja drejt një bote më të mirë, s’di se ku, të cilat janë shprehur me gjuhën e artit ku aktrimi lot rol substancial. Disa nga aktorët më të shquar të kësaj shfaqjeje janë: Myzafer Zylfaj, Laura, Nezha, Ina Gjonci dhe Genci Fuga.
Mendoj se spektakli “Tramavaji dëshirë” është një ndër shfaqjet më të mira të regjisorit Kiço Londo.
5
Në veprat dramatike dhe komike që citova më sipër, aplikimi i një arsenali mjetesh komiko-dramatike që nga ato te realizmit e gjer te ato moderne e postmoderne, janë pasuruar e dimensionuar nga spektaklet duke shprehur më fuqishëm dhe më emocionalisht domenthënien ideoaristike të shfaqjes. Në komeditë që zënë më shunë vend në këtë përzgjedhje veprash, personazhet komikë të tyre shpirtëzohen nga aktorët dhe aktoret, sa ndjellin gaz e të qeshura te publiku, i cili për një a dy orë në shfaqje, arratiset prej hallleve, brengave, varfërisë, dramave familjare e sociale. Jevtushenko do të thoshte: “… në situata të tilla kur shoqëria është në depression zhvillimi i komedisë duhet të marrë përparësi” ( Thënë në një takim në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, fillimivti1990)
6
Për realitetin tonë të sotëm ku depression ka pushtuar shumicën e shqiptarëve, këto spektakle, me forcën e artit godasin mëkatarët e punëve të pista dhe të ndyra, të korruptuarit e kriminelët dhe të çmendurin për pushtet që po çmend gjithë shqiptarët. Poetit Dritëro Agolli me vargje-plumb qëllon: “Në vendin tim/ Në vendin tënd / Një i çmendur / Të gjithë i çmend”.
*** E, që të mos çmendemi !!!…nga çmenduria e të çmendurve…. shikimi i spektakleve të komedive me vlera të larta, do të ishte ilaç. Duke shijuar shfaqjen njeriu harron gjithçka, lirohet nga streset, qesh e qesh dhe përqesh, e, merr kënaqësi. Parë nga ky kënvështrimi është domosdoshmëri t’i jepet përparësi komedisë në këtë kohë stresesh e depresionesh rraskapitëse..
*** Përshëndes regjisorët dhe regjisoret për guximin si në përzgjedhjen e veprave nga dramaturgjia botërore që përcjellin mesazhe universale, por edhe për sprovat e sukseshme eksperimentale sipas optikave të reja.
7
Mjerisht këtë përkushtim dhe guxim nuk e shoh nga drejtuesit e teatrove tona për dramën dhe komendinë shqiptare, sidomos nga Teatri Kombetar “Kadri Rroshi”, por as edhe nga regjisorët, shumica e të cilëve janë indifferentë. Eshtë verbëri të injorosh apriori veprat e dramaturgjisë së traditës dhe të mos përfillësh veprat e reja realisto-moderne që janë shkruar e shkruhehen edhe sot.. Në vështrimin tim disa prej tyre mund dhe duhet të rivihen në skenë me këndvështrime të reja regjisoriale duke ndërhyrë në tekst dhe duke aplikuar variacione te ndryshme në spektakël sipas kritereve artistike, estetike dhe mesozhore në kontekstin që t’i ishërbejnë shoqërisë në kohën ë tanishme dhe në të ardhmen.
8
Ndërsa veprat e socrealizmit, ndonëse paraqesin vështirësi serioze për t’u inskenuar për shkak të mbizotërimit të faktorëve jashtëletrarë,- përmbajtja e tyre fton regjisorët të guxojnë dhe të eksperimentojnë duke sfiduar partishmërisë komuniste dhe aplikuar variacione të reja spektaklesh pa faktorët jashtëletrarë. Kjo do të krijonte hapësira për shfrytëzimin e fushës së formave dhe arsenalin e pafund të mjeteve shprehëse që nga ato realiste, të realizmit magjik e absurdit dhe gjer te ato mderne, postmoderne e performatistë ku të talentuarit do të mund të promojnë vetveten si regjisorë moderë.
9
Është mungesë përgjegjësie për drejtuesit e teatrove dhe regjisorët tanë sot që nuk menaxhojnë bashkëpunmin e regjisorëve me dramaturgët e traditës dhe me dramaturgët e rinj me qasje moderne. Në këto dy dekada është injoruar bashkëpunimi autorë-regjisorë për dramën shqipe. Megjitatë e kemi një model të sukseshëm. Bashkëpunimi i regjisorit Altin Basha me dramaturgun Stefan Capaliku për kultivimin e dramës shqipe që ka dhënë frytet e veta në krijimin e një teatri të ri modern e performatist, siç kam shkruar në një ese të librit tim “Kritikia IV” (Studime).
10
Në komunitetin e artistëve të teatrit ka patur dhe ka skepticizm për eksperimentimin si me veprat e dramaturgjisë botërore, por edhe për vepart tona, sidomos ato të socrealizmit. Ky spepticizëm po sfidohet gradualisht.. Teatrin Ekspeirimental “Kujtim Spahivogli” me drejtor Kiço London ka hapur dyerve e këtij teatri për të shfaqur çdo regjisor programin e tij eksperimentues me vepra të dramaturgjisë botërore, ashtu edhe të dramaturgjisë sonë, por do të kërkoja një përkushtim më të madh për dramën shqipe në tërësi dhe për dramën modern shqipe në veçanti ku çelsi i suksesit për zhvillimn e saj është gjetja e rrugëve te bashkëpunimi autor-regjisor..
***
Po kështu vlerësoj edhe Teatri Kombëtar “Kadri Rroshi” me drejtor Ervin Culi, për shaqjet në skenën e këtij teatri të disa spektakleve të dramave të huaja modern e postmedene, të inskenuara nga një regjisurë moderne profesionale, ku eksperimentimi ka qenë i sukseshëm, por nuk e falënderoj për marrëdhëniet e tij në nivelin zero, me dramën dhe komedinë e traditës dhe atë moderne shqipe, çka kërkoj reflektim.
***
Kultivimi i dramës dhe komedisë shqipe dhe i regjisurës me indentitet kombëtar, është domosdoshmëri zhvillimi e përparimi, për t’u integruar në teatrin ballkanik dhe europian e për të konkuruar me vepra dhe regjisurë realisto-moderne kombëtare, – TEATRI MADE IN ALBANIA.
Komentet