“Në përrenjtë e botës së kalbur dorë “e artë” e kriminelit gërryen drejësinë e shpesh rrugë e paudhë e vetë krimit blenë ligjin” SHEKSPIR _
1
Ky mesazh universal i gjeniut të dramatrugjisë boterore Uilliam Shekspir i flet fuqishëm edhe momentit historikk të realitetit tonë në këto ditë ku Lëvizja mbarëpopullore e udhëhequr nga lidëri i opozitës Lulëzim Basha, proteston me vendosmëri të lartë për mbrojtjen e votës së lirë nga blerja dhe dhuna e pushtetit të inkriminuar e korruptuar të kryyeministrit të papërgjegjshëm Edvin Rama… Kjo lëvizje e qartë në kauzën e saj për të zgjedhje të lira dhe demokrtike, duhet të bëjë gjithcka, edhe të pamundshmen ta bëjë të mundlhshme, gjersa të vetëdorëhiqet kryeministri e t’i hap rrugën një qeveri teknike për përgaditjen e zgjedhjeve të 18 qershorit,
2
Disa herë kryeministri i “Riilindjes” ka artikuluar me zë të lartë triumfatori se “zgjedhjet do t’i fitoj Unë”!!! …Nëse është kështu përse nuk vetëdorhiqet e të pranojë kërkesën për qeveri teknike me specialist, jo partiakë, që të admistrojë zgjedhjet?! …Arsyetimi logjik i mospranimit është i thjeshte: nuk do të mund të blejë më votat me miloinat e erove të drogave e parave të psita, as të aplikojë marifete të tjera mafioze, po dhe agresive me sharlatanë, aventurierë, të korruptuar e të inkriminuar siç bëri në zgjedhjet lokale në Dibër e Kolonjë me policinë e Saimir Tahirit, duke kërcënar votuesit e opozitës dhe njerëzit e thjeshtë që i kanë në listat e tyre si kontigjente mosvotuese të Rilindjes së Edvin Ramës. (Them Rilindje e Ramës për ta dalluar nga Libra e Blushit që përfaqson socialistët.)
3
Kjo situatë therëse psikologjike është trysn në vetëdijen e tij, çka e ka futur në panik. Fobia e humbjes i ka humur edhe mendjen … Hiqet si i forti I lagjes së cubave… Bën karagjozlleqe provokeuese duke ecur më këmbë para Çadrës së Lirisë, me djalin në krah… por i rrethuar me bodiguardë me muskuj e të armatosur se mos e gjuajnë me vezë, domate apo diçka tjetër!… Hajde hajde trimi i xha Spiros…do thoshte Urtaku.
E vërteta është se i shkojnë shtatë në qase, siç thotë fjala e urtë, nga Lëvizja e fuqishme mbarëpopulloe, që i prinë lidëri modern i formatit perëndimor Lulëzim Basha, sidues i lidërve me mendësi komunisto-enveriste apo anakronike. Kjo lëvizje po vjen gjithnjë duke u shumuar e shumuar dhe ndërgjegjësuar se, kauza e saj është më shumë se mbrojtja e votës së lirë, e duhet shndërruar në një revulucion demokratik me kauzën e dhjetoristëve “Liri Demokraci’”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” për të shembur sistemin dhespotik të Ramës dhe të nostalgjikëve të kohës pa liri të të socializmit.
4
Përballja me forcën e kësaj lëvizje kur të arrijë kulmin e të shpërthejë e dalë jashtë nga cadra e lirisë duke mbushur sheshet e qyteve në të gjithë vendin e pastaj të marshojë drejt Kryeministrisë, – përballja me të, do të ishte qasja e gabuar, fatale për kryeministrin dhe qeverinë e tij të korrptuar dhe innkriminuar. Dorëheqja është mençuri, qytetërim….Po kujt ia thua këtë, do thoshte vlonjati; me kë e kë, do thoshte shkodrani..
5
Alibia e drejtësisë nga kryeminstri se do shemb pallatin e padrejtsisë që të sjellë drejtësi, është mashtrim i neveritshëm që i bëhet popullit që të votojë Vetingun me ligjet e fomruluara dhe katranosura duke përdhosur edhe Kushtetutën, nga ish-prokurori komunist dogmatik Fatmir Xhafa, shërbëtor pa dinjitet i të çmendur për pushtet absolut Edi Ramës,.
Pi:tagora do të thoshte: “Është i njejti rrezik si t’i japësh shpatën në dorë të cmendurit dhe pushtetin të pamoralshmit”.
6
Ky personazh grotesk e kontravers, tiran delirant, dhunues i ligjit dhe kushtetutës, proklamon se ka bërë shtet. Sigurisht ka bërë shtet, por ky është shtet i fortë dhe i dhunshëm policor, mbushur me keqbërës, të inkriminuar dhe korruptuar, hajna, vrasës e bandit që bashkëpunojnë me policië e Tahirit nën komandën e kryeminitrit; ky është modeli i shtetit të Rilindjes, unik në gjithë Europën e më gjerë. Dhe ka ndodhur ajo që s’duhej të ndodhte, ata e kanë futur në lak kryeministrin dhe si ajo kafsha që bishti drejton kokën, e detyrojnë të bëj këtë apo atë, të veprojë kështu apo ashtu… .
7
Ata të lakut nuk janë opozitë që proteston me mjete demokratike, ata qëllojnë me plumba në errësirë, madje jo me dorën e tyre… I di mirë këto kryeministri ynë që mos e paqim…Pushtetin e drejton krimimi organizuar, kryeministri është vegël e tyre,.ndaj e konsideron armike opozitën e cilla godet krimin e kriminelet, bandat dhe banditët, ata të hurit e të litrait, dhe gjithë të tjerët që bëjnë punë të pista e të ndyra që vetë kryeministri i ka orientuar në këto udhë të gabuara e djallëzuara dhe i ka mjelur mire e mirë, por ka shkuar si cjapi te kasapi; ka hyrë në borxhe, që nuk mund të luaj si me kundërshstarët e tij politikë.
8
.O njerëz të mirë , të drejtë, me virtyte dhe integritet, që gjykoni me kokën tuaj, a thua se janë shuar burrat e ndritur të këtij vendi, burrat apo gratë me moral të të lartë, me dije, kulturë, mencuri e zgjurasi atdhetarë që e shkrijnë jetën për popullin; apo keni rënë në një gjumë letargjik dhe heshtin?!. Çdo intelektual i shquar i këtij vendi nëse hesht kur duhet të flasë, nuk ekziston më si i tillë.
Është momenti i pjesmarrjes masive në këtë revolucin demokratik me kauzën e votës se lirë që është thelbi i lirisë dhe demokracisë, Ta shembim këtë Republikë të krimit dhe korrupsionit dhe të ndërtojmë një Republikë të Re ku të katër pushtet të jenë të pavarur.. Kauza e protestës: “Liri Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Euopa”!
Komentet