TIRANE – Dua Lipa ka njoftuar se është nisur drejt Prishtinës ku më 10 gusht do të zhvilloj një koncert. Ylli i pop-it, që arriti një miliardë shikime në hitin veror “New Rules” në Youtube, do të vijë për herë të dytë në vendin e lindjes.
Prindërit e Dua Lipës

Ajo do të jetë pjesë e Festivalit “Sunny Hill”, i organizuar nga babai i saj Dukagjin Lipa. Në mbrëmje, Dua Lipa do të mbajë edhe një konferencë për mediat.
Festivali do të jetë tre ditë 10, 11 dhe 12 gusht dhe do të performojnë shumë këngëtarë. Me anë të një video të publikuar pak minuta më parë në Instrgam këngëtarja me origjinë shqiptare lajmëron se është nisur drejt Kosovës.
Komentet