Dua Lipa në reklamat e Times Square. Me anë të disa reklamave në sheshin kryesor të New York, rrjeti muzikor Spotify ka prezantuar këngëtaren me origjinë shqiptare edhe në Amerikë.

“Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë’, shkruhej në reklamën bashkangjitur me fotografinë e këngëtares së suksesshme.
Ndërsa në posterin tjetër është lajmëruar edhe kënga më e re e Duas, ‘Swan Song’. Ka qenë vetë Dua që ka publikuar në rrjetet sociale fotot e reklamës.

Komentet