Superylli shqiptar Dua Lipa ka arritur në Kiev të Ukrainës. Bukuroshja nga Prishtina tashmë është konfirmuar si performuese në finalen e Champions League. Ajo do të performojë hitin e saj “New Rules” në një skenë të improvizuar gjigante që do të ngrihet në fushën e stadiumit olimpik të Kievit.

Këngëtarja me suksesin e saj ka arritur të bindë institucionin më të lartë të futbollit evropian që të jetë përfaqësuesja artistike e mbrëmjes më të madhe të futbollit evropian.
Tashmë Dua ka arritur në kryeyqtetin e Ukrainës, ku ka paralajmëruar një performancë të zjarrtë. “U zgjova në Kiev. Ukrainë jam këtu për finalen e Champions League. Mezi pres që të më shihni. Duajeni dhe jetojeni”- u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.
Komentet