Druri i Ricinit eshte nje bime shumevjecare qe arrin lartesi mesatare 2- 3 metra dhe nje gjeresi deri ne 5 metra. Ne vende me kushte te favorshem, si ne Afrike ,Azi, Brazil, mund te arrij deri ne 12 metra lartesi. Rritet dhe si shkurre me lartesi deri 3 metra. E gjejme dhe si bime njevjecare.
Emrin shkencor e ka Ricinus communis L. Ben pjese ne rendin Euphorbiales, ne familjen Euphorbiaceae, ne gjinine Ricinus. Eshte specia e vetme ne kete gjini. I pelqen dhe shtrihet ne vende me klime mesdhetare, ne Mesdheun Juglindor, ne Afrike, Indi, Kine, Greqi etj. Tek ne rritet ne zonen bregdetare dhe kryesisht ne Sarande. Eshte dru qe rritet shpejt, ku ne vende me kushte te favorshme rritet dhe 4 metra ne vit.
Gjethet i ka te medhaja , mund te shkojne deri 70 cm, jane pellembore, me carje, me dhembeza anash, me ngjyre te ndritshem ,te kuqe ne jeshile .
Lulet jane te vogla me ngjyre te verdhe ne jeshile. Lulet mashkullore jane ne pjesen e poshtem te luleses dhe ato femerore siper. Lulezon ne stinen e veres.
Fruti eshte nje kapsule vezake, me gjemba, me2-3 fareza qe mund te shkojne deri 1 cm te gjate, kane ngjashmerine e kepushes (rriqer). Fruti kur arrin pjekjen shperthen dhe shkon disa metra larg pemes. Farezat kane ngjyre te kuqe ne brune. Keto perhapen nga insekte te ndryshme, por sidomos nga milingonat.
Gjithe bima eshte toksike( e helmet), por me shume fruti dhe mbeshtjellesja e tij. Eshte i njohur fakti qe, nje farez e tij ka doze te helmoj nje femij, dhe 5-10 fareza nje te rritur. Ne baze te librit Gines, ne vitin 2007, eshte cilesuar nga bimet me te helmeta ne bote.
Perdorimi dhe vlerat: Nga fruti i tij del vaji i ricinit qe gjen perdorim te gjere ne industrine kozmetike, te sapuneve, industrine farmaceotike etj. Fara ricini jane gjetur para 4000 vjetesh para Krishtit, ne varret e Egjiptit te lashte( sipas Herodotit dhe Plinio). Ne ate periudhe vaji i ricinit perdorej per ndricim me llampa dhe per lyerjen e trupit te njeriut te vdekur. Vendi qe prodhon me shume vaj ricini jane India Brazili, Kina.
Nga fara prodhohen vajra dhe lubrifikante per motor te shpejte, per aeroplana..Vete Kompania e madhe Castrol, prodhuese e madhe vajrash, lubrifikante, e ka marre emrin nga vaji i ricinit.
Ne mjekesi gjen perdorim te gjere vaji i ricinit ,per faktin se ka ne perberje te tij acidin ricinoleik.
Gjen perdorim dhe si dru apo shkurre zbukuruese ne parqe. Kultivimi eshte i lehte. Mbillet me fare ne muajin prill, por para mbjelljes farat futen ne uje per 24 ore. Shumezohet dhe me shpatulla,perpajna, kalema…