Sonte jam i lodhur.
Gjymtyrёt vёshtirё mё binden.
Vetёm koka qё lёkundet lehtё, instiktivisht,
mё kujton se kaloj mes njerёzish….
Sonte u rebeluan dhe mendimet.
U ladhёn sё pёrtypuri
Anakronizmat e botёs.
Sonte ёndrrat u davaritёn
U lodhёn sё prituri kthjelltёsinё.
Sonte shpresa mё braktisi.
U lodh sё mbushuri zbraztёsinё….
Sonte jam njё skelet,
qё endet diku nё hapёsirё.
Mbit ё , si mbi njё tastjerё,
furtuna improvizon njё simfoni funebre,
sonte.
Prill 1972
Komentet