Rëndohet gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, për të cilin familjarët thonë se po lufton me vdekjen.
Vajza e tij Elona ka përditësuar ne Facebook me miqtë momentet e dhimbjes dhe përpjekjet e shkrimtarit për të bërë kurajo. “Po mendoj për një perspektivë pa frymë” i ka thënë se bijës” pak ditë më parë. Duket se këto janë çaste te vështira për shkrimtarin ne luftën midis jetës dhe vdekjes.
Në statusin më të fundit në Facebook e bija Elona është shprehur se “babai im po lufton me errësirën”.
E telefonuar nga Report TV bashkëshortja e shkrimtarit Sadije Agolli pohon se gjendja e Dritëroit është shumë e rënduar. “Është shumë rëndë, te koka po i rrimë”, pohon ajo.
Shkrimtari i madh i letrave shqipe Dritëro Agolli ka marrë një dedikim të shkruar po aq bukur sa ai nga vajza e tij Elona./

Sa keq, na u desht, na duhet, na duhet e do te na duhet pena e tij! Zoti e ndihmofte te kthehet! I gjithe populli e ka bekuar dhe e bekon me fjalet: sherim te shpejte!