Voal – Dritan Zagani do të qëndrojë në Zvicër. Albanischer Ex-Drogenfahnder bleibt in der Schweiz – Oficeri i antidrogës do të qendrojë në Zvicër. Ky është titulli i reportazhit në emisionin“10vor10” të televizionit zviceran gjermanofon SFR. Oficeri i antidrogës Dritan Zagani kërkoi strehim në Zvicër pasi denoncoi përfshirjen në trafikimin e drogës të zyrtarëve të lartë.
Megjithëse Tirana e ka futur në listën e Interpolit dhe Shqipëria i kishte bërë Zvicrës kërkesë ekstradimi për ish-oficerin e antidrogës, kjo kërkesë nuk merret parasysh dhe Dritan Zaganit bashkë me familjen e tij marrin azil politik në Konfederatën Helvetike.

Televizioni zviceran SRF që në janar i dedikoi një reportazh ish-policit të antidrogës
Në janar të këtij viti televizioni gjermanofon i Zvicrës SRF në emisionin “10vor10” e ka intervistuar Dritan Zaganin, ish-oficerin e policisë shqiptare që denoncoi aferat e përfshirjes të trafikantëve të drogës me shefat e lartë të politikës. Një shkrim për të bashkë me videon e reportazhit ku është përfshirë edhe intervista e tij u botuan edhe në faqen online të SRF nën okelion “Mafia e drogës”.
Në reportazhin që përcillte intervistën thuhej se dërgesat e drogës bëheshin me avionë të lehtë dhe ka dyshime se trafikantët kanë lidhje me politikën. Këtë gjë e ka denoncuar ish-oficeri i Policisë shqiptare (Dritan Zagani – sqarim i Voal.ch) i cili është vendosur në Zvicër. Shqipëria kishte kërkuar ekstradimin e Zaganit në Shqipëri. Sikur e konfirmoi për reportazhin e janarit për emisionin «10vor10» Zyra federale e Drejtësisë.
Ishte e qartë se mediat zvicerane që në muajin janar i kishin kushtuar vëmendjen dhe ishin në favor të ish-policit shqiptar.
Dhe tani fakti është që Dritan Zagani ka marrë azilin politik.
Dmth Zvicra nuk e ka pranuar kërkesën për ekstradim të autoriteteve shqiptare.
Televizioni zviceran SRF që e ka ndjekur ngjarjen, i rikthehet përsëri në emisionin “10vor10” rastit të Dritan Zaganit.
E reja që solli kësaj here emisioni “10vor10” është se Zvicra e ka pranuar kërkesën e tij për qendrim të përhershëm në Zvicër, që do të thotë se ka hedhur poshtë kërkesën për ekstradim nga Shqipëria.
“10vor10” tregon me simpati për ish-oficerin shqiptar, i cili ka rrezikuar kokën duke ndjekur veprimtarinë kriminale.
Dritan Zagani gjithmonë ka thënë se në këtë veprimtari të krimit të organizuar dhe mafies është e përfshirë edhe politika.
Gazetari i “10vor10” bashkë me një tjetër gazetar zviceran ishin të pranishëm edhe në konferencën për shtyp të Presidentes të Zvicrës zonjës Doris Leuthard me Kryeministrin Shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare dhe ata e pyetën në lidhje me Dritan Zaganin, por kryeministri i Shqipërisë nuk pranoi të përgjigjej si një çështje e organeve të drejtësisë.
Tani për Dritan Zaganin dhe familjen e tij nis një jetë e re.
SFR thotë se Dritan Zagani në shpirt ka mbetur polic. Ai dëshiron që ta vazhdojë profesionin e tij edhe në Konfederatën Helvetike që tani do të jetë atdheu i tij.
Si një luftëtar i paepur i mafies dhe antidrogës./Elida Buçpapaj
https://www.srf.ch/news/international/albanischer-ex-drogenfahnder-bleibt-in-der-schweiz
Dritan Zagani i intervistuar nga Televizioni zviceran SRF: Oficeri i antidrogës kërkon mbrojtje në Zvicër
https://www.srf.ch/news/international/albanischer-ex-drogenfahnder-bleibt-in-der-schweiz
Ta prifte zoti mare ty dhe families tane .