Voal – Dritan Hila, ish-zv/ministër i qeverisë Rama është shprehur shumë i indinjuar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme me Serbinë, ku Shqipëria humbi 2 me 0. Hila i ka bërë thirrje Armando Dukës që të largohet nga drejtimi i FSHF-së, pasi sipas tij, ka bërë vetëm një taraf të tij dhe asnjë investim.
“Të mos investosh prej 25 vjetësh në sport, të mos kesh ekipe zinxhir, të kesh një president federate që po përcjell kryeministrin e katërt nga detyra dhe ka krijuar një rrjet tarafi të pashoq, dhe pas gjithë këtyre ti kërkosh kombëtares fitore, nuk është shenjë qytetarie, por mungese përgjegjësie si komb”, shkruan Dritan Hila në profilin e tij në Facebook.
Komentet