Sipas tij Demiraj nuk është ‘një rambo me muskuj’, por një ‘shtetar me mendje’.
ANALIZA E PLOTE
E prita me shumë kënaqësi emërimin si Ministër të Brendshëm, të “Nderit të Kombit”, Kolonel (r) Dritan Demiraj. Në respekt të disa 10-ra mijëra telefonatave/mesazheve, nga miqtë të përbashkët brenda dhe jashtë vendit, por edhe gjeneral, dhe kështu si detyrim për t’ju përgjigjur përpjekjeve të makinerisë shpifjeve-bastarde, që po përpiqen për të “përbaltur shkëmbin …”, po paraqes shkurt profilin e Tij si ushtarak, shtetar dhe qytetar. Nisur edhe nga disa rrethana shtesë, pas lirimit te Tij nga FA, mendoj se do të ishte e padrejtë që të mos përshkruaja edhe diçka rreth udhëtimit dhe dimensionit të ushtarit simbol të atdheut. Po ashtu, si gjeneral, që e kam “parë me sytë e mi”, e kam për detyrë ta përshkruaj ashtu siç e meriton Nderi i Kombit, udhëtimin ku u ai bë RAMBO dhe lider i mbarë njohur në Shqipëri, SHBA, NATO, etj! Do të përpiqem fare shkurt, megjithëse të “futesh në korniza-shkurt”, përkushtimin, përgjegjshmërinë, energjinë, shpirtin dinamik të Dritanit është mision i pamundur.
Për të mos devijuar nga autori, Koloneli dhe Nderi Kombit Dritan Demiraj është ushtaraku me shumë kontribute në historinë e misioneve të FA jashtë dhe brenda vendit, gjerësisht i respektuar si RAMBO apo Neë-Lider i Gjeneratës së IV; është një lider me vizion të spikatur dhe karakter të sprovuar; një aset mjaft i çmuar mbarëkombëtar, motiv krenarie, burim reflektimi dhe pike inspirimi për të përmirësuar sistemin e sigurisë dhe bashkë me të integritetin, dinjitetin e ushtarakut-elitar, si në të gjitha shoqëritë perëndimore.
Për ata që nuk e njohin nga afër më duhet të shtoj, se Dritani nuk është siç mund të perceptohet nga sipërfaqja, “një RAMBO me muskuj …”, por “një shtetar me mendje” qe ka një aktivitet akademik mbresëlënës, ka shkruar më shumë se 5000 faqe, etj., ka lektuar në konferenca dhe akademi brenda dhe jashtë vendit, pra, është një studiues dhe intelektual ushtarak i rreshtit të parë. Po nenvizoj se Koloneli ka merituar (jo vetë-vendosur si ndonjë diabolik) si askush tjetër në ushtri plotë 46 medalje, përfshi “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, dekoratën “Nderi Kombit” dhënë nga Presidenti Nishani, Ushtaraku më i mirë i 100 vjetorit të Pavarësisë, ka marrë vlerësime dhe medalje nga Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, autoritetet më të larta të komandimit në ISAF, Afganistan, Komandantit të FS të SHBA dhe NATO-s dhe jo vetëm.
Pa u zgjatur, vetëm po citoj vetëm disa nga vlerësimet personalitete shtetërore te SHBA dhe vendit kanë bërë për “Babain e Forcave Speciale”, Kolonel Demiraj:
“Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FA, dëshiroj që emër për emër, gjithsecilit që ka kontribuar në misionin luftarak ISAF, Afganistan, t’ju shpreh mirënjohjen e thellë për përkushtimin, sakrificat, profesionalizmin dhe kontributin që secili prej jush ka demonstruar në këtë operacion të lirisë dhe paqes, krahë për krahë me aleatët tanë strategjikë, SHBA. Ju patët privilegjin dhe e shkruat me përkushtim, përgjegjshmëri, sakrificë dhe e shndritet me gjakun e kapiten Feti Voglit – historinë e burrave trima të Shqipërisë në këtë betejë të Aleancës së vlerave kundër të keqes se përbashkët. Ju e përmbushët këtë mision me kokën lart dhe na keni bërë që të gjithë të ndihemi krenarë’… (Presidenti i Republikës Zoti Bujar NISHANI, Tiranë 14 shtator 2014)!
“…Shqiptarë, më lejoni të them se janë profesionistë dhe ndër më të përgatiturit ndër trupat speciale që shërbejnë këtu… (Komandanti i ISAF-it, gjeneral David Petreaus)!
“Më lejoni zoti kolonel Demiraj t’ju falënderoj për drejtimin me shumë sukses të misioneve luftarake dhe t’ju konsideroj “motorin” e këtij reparti dhe “babanë” e Forcave Speciale moderne shqiptare.” (Gjeneral-lejtnant Frank J. Kisner, komandant i Forcave Speciale të NATO-s,).
“Nëse do të sintetizoja dhe do ta tipizoja Dritanin si me vendosmëri të rrallë në frontet e vështira të luftës në Afganistan. Energjia e tij jashtëzakonshme, trimëria e pashoqe, besimi në misionin dhe vetëbesimi absolut në vetvete, e ngritën atë në një piedestal që do ta kishte zili çdo trup speciale e vendit më të fuqishëm, …, – madhështi kjo, e përligjur në misione brilante, që kanë tërhequr vëmendjen e ekspertëve të trupave të elitës botërore e që kanë marrë vlerësime të larta nga personalitete të shquara të politikës e drejtimit ushtarak, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të NATO-s, SHBA-së, etj. (Pr.Doc Pëllumb XHUFI, (parathënie e librit: Afganistani – një paqe e vështirë.)
“Falënderoj kontingjentin “Eagle 1” dhe komandantin e tij, kolonel Demiraj, për një performancë të shkëlqyer të treguar gjatë këtyre gjashtë muajve në Kandahar nën komandën time…”. (Kolonel James Edëard, komandant i Br. 525 Zb. dhe Inteligjencës).
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për performancën e shkëlqyer të trupave shqiptare të dislokuara në Afganistan, për rezultatet direkt në teatrin e luftimeve, ku trupat tuaja janë duke dhënë një shembull të shkëlqyer”. (Gjeneral John Allen, komandanti i ISAF-it, prill 2012) !
“Do të isha i nderuar të qëndroja me ushtarakët shqiptarë të Forcave Speciale në çdo cep të botës. … Besnikëria rrjedh thellë në gjenerata.” (James Davis, US Army, 2012)!
Me këtë rast, do ishte e padrejtë të bënin sikur “s’ka ndodhur asgjë”, faktin e lirimit (të përkohshëm) nga ushtria të Dritanit e cila do te mbetet masa më ekstreme që jepet ndaj ushtarakëve në FA me një motivacion të panjohur në të gjitha ushtritë e NATO-s, dhe jo vetëm. Kjo arrogancë-sovjetësh ishte paralajmëruar nga një shkrim të gazeta “Panorama” (datë 19/12/2014) të Kolonel (r) USA Convington (ekipi Këshillimit pranë MM) me titull: “A po humbet Shqipëria luftëtarin e saj më të vyer”(?) ndërsa hakmarrjes dhe dënimi politik te Dritanit, i është “vënë vula e partisë” nga një deputet i komisionit të sigurisë (për fat të keq ish-ushtarak mediokër për tu mëshiruar), i cili deklaroi se: “Kolonel Demiraj nuk është larguar nga ushtria se ka ikur pa leje jashtë shtetit, por se në datën 23 janar 2011 ka rreshtuar batalionin e FS, para Saliut në Kryeministri…”, ndërkohë si dëshmitar në Kandahar në këto data, ri-konfirmoj pe përgjegjshmëri që në këto data, Koloneli ka qenë në Kandahar, në një nga zonat më të nxehta të globit, në krye të kontingjentit të FS duke shkruar një histori lavdie për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për dashamirësit, qartësoj se as 11, as 102 dhe as njëherë të vetme nuk kishte ikur pa leje, Ushtari Simbol i Atdheut.
Ndërsa motivacioni i lirimit nga ushtria: “si rrezik potencial për sigurinë kombëtare…(!!)”, është një fyerje që nuk fyen Dritanin si individ, por të gjithë ushtarakët në FA, dhe për me tepër sistemin, i cili, siç e përmend edhe Kolonel (r) Amerikan Convington: “dështoi në vlerësimin e profesionalizmit… ”! Nga ana tjetër, motivacioni i “ikjes pa leje…”, përveçse mekanizëm për hakmarrje politike, përngjet si derivat i nenit famëkeq të kalimit të paligjshëm të kufijve dhe atij për agjitacion e propagandë.
Jam shumë i bindur se motivi dhe masa e përjashtimit nga FA të Kolonelit dhe ndaj Nderit të Kombit Dritan Demiraj, do të mbetet lajmi më i keq në memorien e reformave të mbrojtjes, mbas përmbysjes së regjimit-mostër. S’ka më keq, është turp dhe marre. Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi ata që “të verbuar nga arroganca-Staliniste” nënshkruan marrëzi të tilla, por në memorien e turpit do hyjnë edhe ata që e kanë inspiruar, ata që e kanë gatuar dhe ata që kanë heshtur (përfshi ata-meskinë që fërkuan duart duke e “uruar në jetën private” dhe ata që ngrenë supet) për këtë qasje që konkurron metodat-perverse të Sigurimit Kriminal të Shtetit.
Dritani ka qenë në luftë dhe u ka dhënë si askush tjetër kuraje ushtarakëve dhe kështu përveçse e uroj përzemërsisht, përveçse e inkurajoj fort publikisht jam thellësisht i bindur se Dritani “do ta çojë në fund dhe me nder misionin” me integritet, vendosmëri, përkushtim dhe qytetari shembullore.
Gjeneral Piro AHMETAJ,
Këshilltar i Presidentit për Mbrojtjen/Ushtarak, dhe ish:
- Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm te FA,
- Ish Përfaqësues Kombëtar ne Komandën Supreme të NATO-s,
Komentet