“Faleminderit te gjithe ju qe keni ndjekur postimet e ketyre diteve në lidhje me promovimin e çeshtjes per Personat e Zhdukur, në Shqiperi.
Me poshte po ju jap nje permbledhje te statistikave te publikuara (aq sa ishte e mundur) si dhe listen e personave te vrare / zhdukur në vitin e aferm 1990.
Krime Kunder Njerezimit.
Por, cili eshte roli i Prokurorise në lidhje me keto krime?
Cili eshte roli i Autoriteteve Publike, Instituteve, Shoqatave te Perndjekurve Politike, në lidhje me trajtimin e ketyre krimeve?
Cili eshte roli i trashegimtareve te tyre ligjorë dhe i shoqerise shqiptare në pergjithesi, per trajtimin ligjor te ketyre krimeve ?
Të Merkurën mblidhet Nën – Komisioni I të Drejtave të Njeriut në Kuvendin e Shqiperise ne nje seance degjimore mbi keto çeshtje.
Vasilika Hysi– kryetare (PS), Enkelejd Alibeaj – zëvendëskryetar (PD), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Eglantina Gjermeni – anëtare (PS), Jurgis Çyrbja – anëtar (PS), Edmond Panariti – anëtar (LSI), Oerd Bylykbashi – anëtar (PD).
Faleminderit.”
Ndërsa po në rrjetin social Dritan Dema: “Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar për më shumë se dy vjet shumë padrejtësisht vonojnë nënshkrimin e Marrëveshjes me Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
Ka të paktën 5 000 njerëz të humbur, shumica e të cilëve u vranë nga diktatura komuniste. Asnjë nga këto Krime kundër Njerëzimit nuk janë gjykuar ende.

Komentet