Një ditë shko-, një ditë shkova nga Drenova,
Gjeta një-, gjeta një vajzë të re
Ishte e bu-, ishte e bukur, ishte e mitur
Duket i-, duket ishte fort e ngjitur
Dhe më tho- dhe më thotë me zë plotë
“Zot që më- zot që më dhe kaq e re
Në do u- në do udhënë të gjesh
Hajt me mua dhe mos qesh”
“Jam i lodhur – thashë fare
Moj drenova-, moj drenova-, moj drenovare
Rrijmë pakë mi lëndinë
Të flasim për dashurinë
Se ti zemërën ma more
Moj malëso-, moj malëso-, moj malësore
Me këtë bukuri që ke
Ma bëre udhën ta le”
Ndenjmë pranë dhe mënjanë
Më shihte nga një vështrim
Unë me sy mënt e hanja
Doçkën ndër timet ia mbanja
Kur më thotë me zë plotë
“Në më do me besnikëri
Tek im atë hajt të vesh
Më kërko dhe të më kesh”
“Pa të du- pa të dua dhe për grua
Dua – tha-, dua – thashë të të kem
Sa do rro-, sa do rrojmë të gëzuar
Kur do je- kur do jemi të martuar
Dhe për je- dhe për jetën e vërtetë
Unë për ty- unë për tynë do të jem
Tek yt a- tek yt atë këtë çast,
Do të vete që t’i flas”
E kerkova dhe u martova
Tani kemi pesë vjet
Që po rrojmë të gëzuar
[shkëputje – mungon një varg]
Dy fëmijë, bir e bijë
Porsi ëngjëj plot shëndet
Dhe sa herë q’i shëkoj
Këtë këngë jau këndoj
“Jam i lodhur – thashë fare
Moj drenova-, moj drenova-, moj drenovare
Rrijmë pakë mi lëndinë
Të flasim për dashurinë
Se ti zemërën ma more
Moj malëso-, moj malëso-, moj malësore
Me këtë bukuri që ke
Ma bëre udhën ta le”
Komentet