e kam frikë Allahun e Gjithësisë,
frika prandaj te kjo botë, prandaj
dhe e trashëgueshme sikur lotët a puthjet,
Zoti vetëm Një, pa fillim dhe pa fund,
gjithësia shumë, me fillim dhe me fund,
përbërësit e saj mblidhi bashkë, grumbulloji,
nuk po them po t’i mbledhësh,
as sa kjo xixëllonjë në muzg,
para nurit dhe dritës së Tij.
Kurani (Araf, 143), nga Profetit Musa shfaq:
“-O Zoti im, ma mundëso që të të shoh.
Zoti tha:- Ti nuk mund të më shohësh!
nëse ai mbetet në vendin e vet,
atëherë ti do të më shohësh Mua.
E kur Zoti i tij malit iu shfaq,
e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur,
ndërsa Musait të fikët i ra.”
E kur një profet nga më të dashurit e Hyjit kështu,
po ne të tjerët, më të dobët ku e ku se një profet?
për të tjerat frikë po pate,
qënia ia mbath dhe në shtëpinë e vet.
Ndërmjetës të dukshëm a të padukshën, nuk dua,
gishtat e duarve jo më kot njëlloj nuk janë, s’mund të jenë,
dhimbja- çështje e enderfinave dhe e morfinës,
vetullat më të devotshme se koka me flokët e saj,
qimet e vetullave jo frikacake ndaj të tjerave,
në asnjë rethanë s’e braktisin fytyrën autoktone.
Kur fëmijët e mi burra puth,
kur fëmijët e fëmijëve të mi puth,
kur të Bukurën e Jetës Bashkë, gruan time puth..,
frikën para Zotit puth, frikën para El Xhebbar -it.
Puthja, as njejës, as shumës,
kurrë përsërtije nuk është, s’mund të jetë,
as frika para Zotit Një, kurrë!
Kur i dërguari hyjnor Xhebrail nga shtatë qiejtë të zbresë,
i gatshëm shpirtin për të t’ia marrë dhe Hamdi Ismail Meçës,
frikë nuk e kam dhe pse me përbërës të frikës
vetëm Zotin me 99 emra- argumentë, frikë e kam,
-O Princ Kryeengjëll,- do t’i them Gabrielit,-
kraharorin, sytë, gojën, hundën ,veshët
më krahë, të lutem, mos m’i nxë,..
përshkak të mbledhjes 9 + 7)
Enderfinat- truri i prodhon, efekt të ngjashëm me morfinën në përmirësimin e dhimbjeve.
El Xhebbar- një nga 99 emrat e Zotit. I gjithëfuqishmi, mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.
Komentet