Ish-kryeministri Berisha ka bërë publik një denoncim ‘pikant’ që i ka ardhur nga një punonjës i Drejtorisë së Burgjeve për Drejtorin e Përgjithshëm Artur Zoto.
Berisha thotë se denoncimi zbardh skemën e ryshfetit që funksionon në aparatin administrativ të burgjeve ndërsa mesazhi denoncues ngre dhe pretendime të rënda ndaj implikimeve të Artur Zotos në lidhje me një rast të kapjes së kanabisit brenda mjediseve të burgut të Peqinit.
Më poshtë vjen i plotë mesazhi që punonjësi i Drejtorisë së Burgjeve i ka dërguar Berishës:
“Jam nje punonjes prane Drejtorise se Pergjithshme se Burgjeve. Doja te beja nje denononcim sepse je i vetmi njeri ku mund te degjohet dhe zeri jone. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve Artur Zoto e ka kthyer kete institucion ne prone private.
Nje transferim nga nje p/burgim ne nje burg kushton 600 € Nje vend pune varjon nga 3000€ deri ne 5000€ . e plot e plot pazare te tjera. Nese ju kujtohet ashashi qe ju kap nje punonjesi te policise se burgjeve ajo sasi ishte per burgun e Peqinit ku organizator qe vet Artur Zoto. por i rreshkiti situata nga duart sepse ishin te pakenaqur ortaket e tij me te cilet ndan leket.
Jemi bere vemi ne pune me frike dhe rrime me frike sepse nuk e dime se ku na shkon emri per transferim sepse duhet me i dhone 5000 € Artur Zotos qe te na kthej prap ne ate vend pune. Nuk po flas per gjera te tjera sepse jane te pafundme palacolleqet qe ben ai. Filmon Punonjesit e tij y ben video duke u dhene leke e me pas i ben presion dhe i detyron te bejne gjera qe vene koken ne rrezik. ju Falenderoje A.K”, – shkruhet në mesazhin denoncues që ka ekspozuar Berisha.

Artur Zoto është prej tre vitesh drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i emëruar nga ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço në këtë post. / HashtagAL
Komentet